Një gabim tjetër më i madh në veshje ka të bëjë me veshjen e sutjenave të zi nën këmishë të bardhë.
Një studim, në të cilin kanë marrë pjesë 2000 punëdhënës, e të cilin shkencëtarët e kanë bërë për markën e rrobave “Maxx”, po ashtu ka treguar se meshkujt mund të humbin gjasat për t’u punësuar nëse në intervistë shkojnë me këmishë të rrudhosur, me pantallona të shqyer, apo me kravatë qesharake.
Është parë se 1/3 të punëdhënësve vendimin e tyre e marrin gjatë 90 sekondave të parë të intervistës së punës. 65% të tyre kanë pranuar se, nëse hamenden midis dy kandidatëve, atëherë do të përcaktohen për atë me pamje të rregullt, profesionale dhe njerëzore.
Ekspertët tërheqin vëmendjen se, në këtë kohë të vështirë krize ekonomike, kur për një vend të punës konkurrojnë shumë njerëz, veshja me rastin e intervistës së punës, del se ka rëndësi të madhe.
– Do të ishte me mend që të visheni me rroba të reja, të hekurosura, me rroba me ngjyra neutrale. Meshkujt po ashtu duhet të kenë kujdes që të mos përdorin kravata joadekuate dhe të përkujdesen për pamjen e tyre, njësoj sikurse femrat. Intervistat e punës nuk janë vende ku duhet të bëhet sfilatë me rroba të modës së fundit dhe me fustane të mbrëmjes – këshillon eksperti i marketingut, Kieran How.