Kujdesi para nisjes me pushime
- Botuar: 14 vite më parë
- Shkruar nga:
Për të shijuar pushime sa më të qeta, duhet të mendoni disa detaje përpara se të mbyllni derën e shtëpisë tuaj. Para se ta lini banesën tuaj vetëm për një javë apo më shumë, ka disa këshilla që duhen zbatuar për të evituar ndodhi të pakëndshme.
Kujdes me pajisjet elektro-shtëpiake
Për të evituar incidentet duhet të kontrolloni prizat elektrike, rubinetat e ujit dhe tubacionin e gazit. Zgjidhja ideale do të ishte mbyllja e furnizuesve kryesore të energjisë, ujësjellësit dhe gazsjellësit. Pastroni totalisht frigoriferin, boshatiseni dhe lerini dyert e tij të hapura.Hiqini te gjitha prizat e pajisjeve elektro-shtëpiake te furres,mikrovales, pjatalarëses, lavatrices, bojlerit, kompjuterit, televizorit e antenës (kjo e fundit tërheq rrufetë).
Lulet
Nëse nuk keni fqinjë që mund të kujdesen për bimët tuaja që i keni rritur me shumë kujdes, lereni dritën të hyjë pak në shtëpi. Pjatat e vazove të lulevë mbushini sa më shumë më ujë, me qëllim që të garantohet lagështia e duhur. Ndërsa lulet që keni në ballkon, përpiquni t'i vendosni në një kënd ku nuk i kap shumë dielli.
Siguria
Mos harroni vjedhjet që kryhen në kohë pushimesh, kur shtëpitë lihen vetëm. Ndaj lërini objektet me vlerë, shumat e parave kesh te një mik apo familjar i juaji. Mos u thoni shumë personave se po niseni me pushime, sa më pak ta dinë aq më mirë është.