Kujtim Beqiri inxhinjeri qe u var ne litar dhe romani keneta

Kujtim Beqiri inxhinjeri qe u var ne litar dhe romani 'këneta'
Fusha e Murros në luginë të Shushicës edhe sot i thonë :“Fusha  e Ali Beqirit” .Në Velcën e rrethuar me shpella e prej shkëmbinjve në brinjë të malit lindi Ali Beqiri e la i ati të vogël me një pasuri të pakët  e me një vëlla më të madh shkruan, Ago Shero Agaj . Donte të bënte lart dhe fluturoi brenda një kohe të shkurtër e u bë nga më të pasurit e më të dëgjuarit e krahinës së tij . “Sa për nahije e tatëpjetë /u kam dalë për zot vetë…e bënë të thotë Ali Asllani në vjershat e tij të mbuluara e plot thumba në kohën e rebelëve . Sjell dëshmi se ai Aliu duhet të ketë lindur rreth vitit 1868 dhe vdiq në pranverën e vitit 1942 në Vlorë megjithë këto thotë shkruesi në pleqëri qe më fatkeqi i shokëve se rrojti shumë dhe pa shumë, pa me sytë e tij ripushtimin e vendit  prej Italisë,pa më vonë shkeljen e krahinës së tij prej grekëve  dhe për këtë shkak shënohet se atij ju desh të largohej për tu vendosur në konakët e Murrëzës por edhe aty nuk e pati të gjat një përpjekje e ushtrisë së huaj me çetat shqiptare ju vu zjarri u mbart në Vlorë ku vuajti shumë dhe kur vdiq e varrosën pothuajse në heshtje dhe jo si e meritonte në një brinjë të Kuzum-babait. Në këtë reshta përshkruhet vetëm ca pasazhe jete të Ali Beqirit babait të Kujtim Beqirit inxhinierit që u var në Maliq . Ali Beqiri mbylli sytë 4 vjet më pas i biri i tij varet mizorisht nga regjimi komunist në verilindje të vendit në një këneta që po thahej .

Në Vlorë në fundvitin që u gris Këshilli i qarkut nderoi me titullin Nderi i qarkut edhe inxhinierin Kujtim Beqiri . I biri i tij bëri që të shkëputen pika e lotit me thëniet “Shkuam në Maliq kërkuam eshtrat por eshtra nuk gjetëm . Atëherë morëm vetëm një dorë dhe e hodhëm në arkivolin  e vogël për të pasur një varr . Dëshmitë tjera sjellin tronditjen  madhe që njeriu përjeton . E varën në litar por e ri varën sërish sepse end e nuk kishte dhënë shpirt . Kush ushtritë e Neronit apo për kë bie fjala se çfarë ushtrish të huaja kaluan këtej dhe bënë këtë kasaphanë ? Nuk ishin ushtri të huajsh , të huajt ishin dora vetë komunistët shqiptarë që varnin të shkolluarit në perëndim . Kishin ndërtuar trekëmbësh në vjeshtën fundit të vitit 46 . Kujtim Beqiri ishte djali i Ali Beqirit. I quajtën :”sabotatorë të kënetës së Maliqit “ . Ka edhe një film të kinostudios”Shqipëri e Re’ dhe një roman të Fatmir Gjatës të quajtur :“Këneta” .

Në 6 nëntor të vitit 1946 ndaluan nën thirrjet ‘Në emër të popullit “ . Këneta  e Maliqit disa nga shifrat që afrohen janë se rreth tre mije të burgosur kanë punuar atje .63 vetë kanë vdekur në punët e vështira si dhe janë pushkatuar janë varur në kohë të tharjes së saj . Masat represive , që u ushtruan në kënetën e Maliqit u përkasin metodave të nazistëve . Mushkonjat, kushtet e vështira të punës ushqimi i pakët ,mungesa e mjeteve të punës,mjetet përbëheshin prej lopatës, kazmës, tokmakut,dekovili dinamiti dhe pako gjë .

Tharja e kënetës ku shfrytëzuan mizorisht energjitë mijëra vetëve që punuan për tharjen e saj , ndërkaq shteti refuzonte kredit dhe makineritë moderne që përdorte bota në tharjet e kënetave . Në 8 nëntor, i nxorën në gjyq , më 19 u dhanë vendimet. Për gjashtë prej tyre ishte kapital: marrje jete. Dy me varje. Katër me pushkatim. Natën e  22 nëntorit, i ngarkuan në makinë dhe prej Tiranës i dërguan në kantierin e tharjes së Kënetës së Maliqit. I kishin grumbulluar të gjithë punëtorët, u mbajt një fjalim i shkurtër. Nisën varja dhe pushkatimet . Kemi parë filmimet , që tregojnë në dokumentarët e kohës ku vriteshin njerëzia .

Kujtim Beqiri , Abdyl Sharra u varën në litar, katër me plumba. Vasil dhe Zyrika Mano u pushkatua njëherësh bashkë me Mirush Përmetin dhe italianin Eugenio Scaturro.

Italiani kur u gjend përpara skuadrës së pushkatimit nuk po e merrte vesh se po e vrisnin. Ndërsa nuk i kishin afruar përkthyes .

Kujtim Beqiri, mbaruar në Vjenë dhe ishte drejtor , u akuzua dhe u var në litar, e të tjerë u pushkatuan. Kujtim Beqirin i thanë të qëndronte pedagog në Vjenë, ai nuk pranoi, me idenë që të rikthehej në vend e t’i shërbente popullit të tij. Edhe sot foto e tij është vendosur në universitetin e inxhinierisë së Vjenës, si nxënës i shkëlqyer. Fjala e fundit e të riut para se të vdiste ishte; Fajin tonë do ta tregojë historia. Të rrojë Shqipëria.

Akuza karshi inxhinierëve nuk është një gjë tjerë veçse një sajesë e Partisë dhe sigurimit për të gjetur fajtorët për mos tharje të kënetës .Aktakuza politike duket qartazi si dhe akuzat e falsifikuara që u bëhen atyre familjet e të cilave kishin kontribut në luftërat kundër pushtuesve të vendit. Fakti që pjesa  pasur ishte shtylla e parë në të gjithë luftërat pa përfshirë atë të fundit tregonte mbështetjen patriotizmin e kësaj shtrese e cila vuajti shumë në 50 vitet e komunizmit si dhe u dëmtua qëllimisht prej komunistëve shqiptarë . Kjo shtresë humbi gjithçka nga regjimi që mbajti nën diktaturën më të egër vendin e shqiponjave .

Nga aktakuza

Tri fazat e tharjes së kënetës:Për tharjen e kënetës punuan 6 mijë aksionistë. Objektivi i fazës së parë për tharjen e kënetës dështoi dhe dështimi çoi në pranga grupin e parë të sabotatorëve. Grupi i përbërë nga një skuadër prej 10 vetash, ku midis tyre dhe një 16-vjeçar u akuzua për shkak se kishte kryer vepra sabotuese në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, vepra spiunazhi në favor të agjenturave të huaja dhe kishte formuar një grup tekniko-profesional për të sabotuar rindërtimin, fuqinë ekonomike të vendit e si pasojë për të ndryshuar gjendjen e stabilizuar të vendit tonë në lidhje me monarko-fashistët grekë dhe me reaksionin e jashtëm.

Arsyet e arrestimit

Këshilli i Gjykatës së Lartë kishte konstatuar se: Qysh në verë të vitit 1945, në bashkëpunim me agjentë të huaj ishte formuar një grup tekniko-profesional për të kryer vepra shkatërrimi e sabotimi në stil të gjerë dhe në mënyrë sistematike, për të minuar pushtetin në sektorin më vital të ekonomisë kombëtare dhe të pakësojë rezistencën e popullit shqiptar, duke dëshiruar një ndërhyrje të monarko -fashistëve grekë dhe të reaksionit të jashtëm. Për të kurorëzuar qëllimin e mësipërm dhe aktivitetin e tyre popullor të pandehurit Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri e Zyrika Mano bashkë dhe me elementë të tjerë janë venë në kontakt herë pas here me agjentët e reaksionit të huaj, të maskuar me funksione legale, për t'iu shërbyer qëllimeve të tyre imperialiste, bëhen spiunë dhe vegla të verbëta në shërbim të tyre.
Kush ishin pjesëtarët e grupit :Abdyl Sharra ish-oficer i fashizmit dhe i rrethuar nga një ambient familjar që u vu në dispozicion të Ballit e të okupatorëve. Kujtim Beqiri anëtar i Komitetit Qarkor të Ballit në Vlorë në kohën e okupacionit. Të dy këta, me metoda të ndryshme, duke abuzuar besimin që u kishte ngarkuar pushteti popullor i përvishen punës shkatërruese të sabotimit. Deri diku dhanë shenja sabotimi në urën e Penkovës, Gomziqes, Mifolit... Me qenë se këto ura ishin në përfundim të ndërtimit, nuk u shtri sabotimi në stil të gjerë. Aktiviteti sabotues mori hov në vepra të tjera

Kujtim Beqiri i emëruar inxhinier drejtues i aksionit të rinisë në rrugën Kukës-Peshkopi sabotoi një pjesë të rrugës në sektorin "B", kurse Abdyl Sharra i emëruar drejtor i punimeve për tharjen e liqenit të Maliqit, para se të nisej për në krye të detyrës merr udhëzime nga agjentët e juaj në Tiranë, duke u shpërblyer me një rrogë të përmuajshme prej 50 sterlinash. Atij iu dhanë premtime se në të njëjtën mënyrë do të shpërbleheshin gjithë elementët e tjerë që do të bashkëpunonin me të. Qysh prej mbërritjes së tij e deri më 27 korrik të 1946, që u largua nga përgjegjësia si drejtues i kantierit të Maliqit ai e shtriu aktivitet antipopullor të gjerë duke rekrutuar Aleks Vasilin, Vasil Manon, Zyrika Manon, Pandeli Zografin, Mihal Stratobërdën dhe dy italianët që gjendeshin në Maliq.

Mbledhjet e fshehta.

Herë pas herë së bashku bënin mbledhje mëshefta, ku parashtronin programin e tyre kriminal. Ndanë sektorët e sabotimit sipas përgjegjësisë së punës që i ishte ngarkuar secilit. Abdyl Sharra i ndihmuar nga Maroi Guarnieri dhe Mihal Stratobërda sabotuan punën në kanalin kryesor. Vasil Mano sabotoi punën në ofiçinën e kantierit, si në prishjen dhe riparimin e ekskavatorëve, lotokompresorëve dhe lokomotorëve, në centralin e elektrikut, në sjelljen e ujit, në ngritjen e sistemit të barakave. I pandehuri Pandeli Zografi sabotoi në instalimin e linjës së dekovilave dhe lokomotorëve. Italiani, Eugerto Scatura sabotoi në financë dhe ushqime. Aleks Vasili sabotoi në gurore. Zyraka Mano ishte në lidhje me grupin dhe agjentët e huaj.

vijon me tej aktakuza .Ndërkaq nuk jane gjetur trupat .Ne vend te tyre familjaret jane ngushëlluar me dheun e marre nga toka e Maliqit .

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama