Kukeli rrefen pengun me Rumanine Çfare na mungoi ne takimet e para

Kukeli rrëfen pengun me Rumaninë: Çfarë na mungoi në takimet e para

Burim Kukeli ishte i pezulluar në sfidën që Shqipëria luajti mbrëmë ndaj Rumanisë për shkak të dy kartonëve të verdhë që ka marrë në secilën nga dy takimet e para, por entuziazmin e fitores nuk e fsheh tek sa flet për karakteristikat e grupit që e sollën ekipin deri në këtë fazë.

13418771_1109970919061888_3146902260752015886_nNë një intervistë të dhënë pasditen e së hënës pranë kompleksit sportiv në të cilin është akomoduar Kombëtarja në Francë, Kukeli tha se ekipi ka bërë paraqitje pozitive në tri ndeshjet e luajtura dhe se çelësi i suksesit është kolektiviteti.

Kukeli u ndal në dy ndeshjet e para ndaj Zvicrës dhe Francës, duke theksuar se mungesa e një pike në këto takime i hoqi mundësinë Kombëtares që të kualifikohej direkt për në turin e 1/8-ave.

13450292_934890046622434_7324633812373106553_n

Pjesa nga intervista e Burim Kukelit:

Çfarë ju erdhi në mendje natën e shkuar kur vërshëlleu gjyqtari dhe Shqipëria mori fitoren e parë ne Europian?

Për të gjithë kjo ishte e rëndësishme si një sukses i madh. Më së paku në tri ndeshje që kemi pas e kemi merituar për të marrë një fitore.

Nga buron e gjithë kjo energji, ky pasion e skuadrës?

Respektojmë sportin dhe mentaliteti i ekipit edhe pse nuk kemi yje të mëdhenj, mundohemi të marrim rezultate të mira. Në këto tri ndeshje kemi punuar në fushë dhe kemi treguar vlerat tona. Mendoj se është edhe puna në stërvitje që ka ndikuar në këtë rezultat. Mentaliteti i ekipit është të luftojmë deri në fund.

Si festuat pas golit?

U bashkuam të gjithë bashkë dhe të gjithë festuam aty. Mendoj se është fryma e ekipit është shumë e mirë dhe kjo na ka sjellë deri këtu.

Çfarë ju mungon pas dy ndeshjeve të para?

Mendoj se na mungon një pikë, po ta kishim marrë këtë do të ishim kualifikuar tani. Me Francën ishte gjynah që humbën në fund. Ne maksimumin e dhamë dhe tani do të presim edhe dy ditë dhe të shohim.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama