Kukeli tregon premtimin qe i kane bere futbollistet e tjere

Kukeli tregon premtimin që i kanë bërë futbollistët e tjerë

Ka qenë një ndër më të mirët në dy takimet që Shqipëria ka bërë në Europian. Aq sa kuqezinjtë janë me fat që e kanë në përbërje, aq edhe ishin të pafat që ai kishte nevojë për zëvendësim me Francën dhe skuadra nuk ruajti të njëjtat ekuilibra në fushë kur ai u largua. Burim Kukeli tregon për "Panorama Sport" premtimin që ka marrë nga shokët e skuadrës për ndeshjen që mungon.

3551D45800000578-0-image-a-2_1466024156075

"Të gjithë kemi detyra në fushë dhe në futboll, çdokush duhet të sakrifikojë për ekipin. Në atë moment kur mora kartonin, e dija që do ta humbja, por nuk u kurseva. Duhet ta bëja atë faull dhe e bëra pa menduar gjatë", nis fjalën e tij mesfushori i Kombëtares. Ai karton ka bërë që të mungojë në përballjen me Rumaninë, për të cilën Kukeli tregon edhe premtimin që ka marrë nga shokët e skuadrës.

"Kam marrë fjalë të mira dhe mbështetje nga ekipi, për shkak se nuk do të jem në fushë. Megjithatë, më e mira që më kanë thënë është që do të mundohen të fitojnë edhe për mua ndaj Rumanisë, në mënyrë që të kemi edhe një tjetër ndeshje në Europian", tregon Kukeli.

Albania+v+Switzerland+Group+UEFA+Euro+2016+Wj_V8pkp7PYx

Për t'iu rikthyer ndeshjes me Francën, ai shpjegon gabimet që janë bërë, ndërkohë që shton edhe se skuadra nuk ka marrë atë që ka merituar. "Kemi bërë ndeshje të mira, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që kemi pritur. Së pari nuk kemi shfrytëzuar rastet që kemi krijuar dhe së dyti kemi gabuar në disa momente që kemi pësuar.

Ndaj Francës, në momentin e golit të parë nuk kemi qenë në vendosjen e duhur. Të gjithë duhet të kishim nga një mbrojtës të caktuar në markim dhe kjo gjë nuk ndodhi. Kam besim se mund të marrim një rezultat të mirë ndaj Rumanisë për të synuar kualifikimin", përfundon Kukeli për "Panorama Sport".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama