Kukes gjykata vendos arrest me burg per organizatorin e protestes

Kukes, gjykata vendos 'arrest me burg' per organizatorin e protestes

Gjykata e Kukësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për organizatorin e protestës për faljen e kamatëvonesave në Kukës, Nderim Lushi, i cili u arrestua për bllokimin e rrugës kombëtare.

Sipas gjykatës, Lushi akuzohet për “tubim të paligjshëm” dhe vetëm pas tri ditëve në komisariatin e Kukësit, është dhënë masa e sigurisë ndaj tij.

Protesta e organizuar nga ai, ku ishin të pranishëm edhe dhjetëra qytetarë të tjerë, solli dhe pezullimin e Shefit të Krimeve në këtë qytet, i cili për të shpërndarë turmën, nxori pistoletën. Lushi u arrestua në mënyrë të dhunshme nga policia dhe efektivët e tërhoqën zvarrë për ta futur në makinë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama