Kukesi Flamurtari rastet per moviole

Kukësi  Flamurtari, rastet për moviolë

Sektori i gjyqtarëve në FSHF e kishte vlerësuar në maksimum takimin e djeshëm, duke dërguar në Kukës gjashtë arbitra. Kryesor ishte Andi Koçi, që përfaqëson kolegjiumin e Durrësit. flamurtari - kukesiKa pasur tri raste për moviolë, ku fillimisht në minutën e 12-të, Karioka nxjerr të lirë Dvornekoviç, por anësori Çokaj jep një pozicion jashtë të dyshimtë, pasi kroati mbahej në lojë nga mbrojtësi Lakoste. Më pas, në minutën e 68-të, gjyqtari Koçi akordoi penallti, duke qenë i bindur për rrëzimin e Eminit brenda zonës pas kontaktit me Krasniqin. Ndërsa vetëm dy minuta më pas, anësori Velo jep një pozicion jashtë loje të dyshimtë, kur Emini del i vetëm me portierin, në një kohë që pamjet filmike tregojnë se mbahej në lojë nga mbrojtësit vlonjatë. Gjithsesi, dje për gjykimin nuk u ankua asnjë ekip, siç dhe ndodh rëndom pas ndeshjeve


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama