Kukesi Laci/ Finalja do te luhet me 22 maj stadiumi pezull

Kukësi  Laçi/ Finalja do të luhet më 22 maj, stadiumi pezull

Finalja e edicionit të 66-të të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohet më 22 maj. Kjo është data që ka përcaktuar sektori i garave në FSHF, ndërsa ajo që nuk dihet ende është vendi se ku do të zhvillohet ky takim. kukesi - laciStadiumi "Elbasan Arena" shihet si më i mundshmi, por duke qenë se tashmë finalja do të jetë sërish mes Kukësit dhe Laçit, atëherë mund të ndryshohet destinacioni. Gjasat janë që të zgjidhet "Qemal Stafa", gjithnjë nëse ky impiant nuk prishet pa u mbyllur sezoni. Edhe në edicionin e kaluar, fillimisht u mendua se finalja do të luhej në Elbasan, por pas konsultimit me klubet, FSHF si organizatore e kompeticionit, vendosi për "Qemal Stafën".

Në këtë të fundit institucioni i futbollit e ka më të lehtë për të organizuar ndeshjet, duke qenë se është në kryeqytet. Finalja e këtij viti do të zhvillohet pak ditë pas përfundimit të kampionatit, që ul siparin më 18 maj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama