Kukësi merr një tjetër futbollist nga Skënderbeu. Pas huazimit të Sabjen Lilajt dhe Liridon Latifit për ndeshjet e Ligës së Europës, Kukësi ka huazuar nga Skënderbeu edhe Masato Fukuin.
Në një njoftim të shkurtër të klubit thuhet se ai do t'i bashkohet sot ekipit.
Ndërsa pak orë më parë, verilindorët kanë njoftuar se nëse kalojnë turin ndaj Austisë së Vjenës, klubit do t'i bashkohet në turin e tretë edhe sulmuesi Hamdi Salihi.