Kukesi i papermbajtshem vjen edhe portugezi Djalo

Kukësi i papërmbajtshëm, vjen edhe portugezi Djalo

Skuadra e Kukësit nuk di të ndalet dhe po afron disa lojtarë radhazi për të plotësuar mangësitë që ka në përbërje sa më shpejt që të jetë e mundur. Pas Gurit, Arbrit, Ueverton Gomez dhe Teqjes, ka ardhur sot goditja e radhës. Bëhet fjalë për një "gjigant" për sulmin, nigerianin e natyralizuar si portugez, Karlos Djalo.

carlos-djalo-ficha-valencia-mestalla-portugues-delantero

Sulmuesi 23-vjeç, 192 cm i gjatë, do të jetë fillimisht në provë përpara Likës dhe stafit të tij dhe nëse i bind ata, do të hedhë firmën në kontratën që i kanë propozuar verilindorët. Mes palëve ka një marrëveshje si për kohëzgjatjen ashtu edhe parametrat financiarë, por ai duhet të bindë fillimisht trajnerin. Ndaj sulmuesi niset sot drejt Sllovenisë, në Maribor, ku aktualisht ekipi po zhvillon fazën përgatitore.

Fiziku dhe mosha e re e bëjnë Djalo një futbollist të perspektivës për Kukësin. Presidenti Gjici po e sheh me përparësi këtë transferim të mundshëm pikërisht për këto arsye. Djalo në të kaluarën ka veshur fanellën e Tourizense në Portugali.

Skerdilajd Sulozeqi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama