Kukësi me probleme para Flamurtarit. Stafi teknik duhet t'i bëjë llogaritë pa tre titullarë në këtë takim, i cili përcakton zyrtarisht edhe finalen e Kupës së Shqipërisë. Rezultati 2-0 në Vlorë i favorizon ndjeshëm, megjithatë verilindorët duan që ta marrin gjithçka seriozisht, derisa janë edhe 90 minuta për t'u luajtur.Edon Hasani dhe Gledi Mici e Ylli Shameti do të mungojnë kundër vlonjatëve këtë të mërkurë në "Zeqir Ymeri". Nëse për dy të parët ishin të parapërgatitur (i pari i dëmtuar dhe i dyti i pezulluar), dëmtimi i mbrojtësit gjirokastrit ka ardhur i befasishëm.
Dëmtimi i pësuar në Durrës, në ndeshjen kundër Teutës, do t'i kushtojë 10 ditë larg fushave futbollistit. Pritet që vetëm sot të konfirmohet zyrtarisht diagnoza, megjithatë sipas kontrolleve të para, ka rezultuar se lojtari ka pë- suar tërheqje të gradës së parë ose të dytë.
Edon Hasani po ashtu ka tërheqje dhe gjasat janë që rikuperimi i tij të vijë fundjavën që vjen. Pra ai humbet jo vetëm Flamurtarin, por edhe Partizanin. Sikur të mos mjaftonin këto dy mungesa, vjen dhe e treta. Gledi Mici nuk luan për shkak kartonësh në ndeshjen me Flamurtarin të mërkurën, pasi ai ka plotë- suar numrin e kartonëve. Trajneri Duro po punon për zëvendësimin e tyre.
Lima - Sulmuesi brazilian Mateus Lima u rikthye në formacion në ndeshjen kundër Teutës. Në një bisedë për "Panorama Sport" flet për rikthimin e tij dhe objektivat e Kukësit. "Jam shumë i kënaqur që rikthehem të luaj në nivele të larta, por sigurisht që kam akoma shumë për t'u përmirësuar.
Do të jap maksimumin për skuadrën time, kontributin tim, sa herë që të më jepet mundësia dhe shpresoj që do jetë e madhe. Ishte një ndeshje, të cilën u futëm në fushë për ta fituar ndeshjen, pavarë- sisht se futbolli ka 3 rezultate dhe ne morëm barazim.
Kam mundësi të jap më shumë në aspektin personal dhe si skuadër. Ishte një ndeshje e vështirë, por ne kemi shumë ndeshje para dhe do të bëjmë më të mirën. Me Teutën është e vërtetë që nuk morëm dot 3 pikët, por meritonim të fitonim.
Patëm disa raste, por fati nuk ishte me ne. Jemi ende 3 pikë para tyre, do të kemi mundësi të tjera për të mbajtur këtë vend dhe pse jo të mos kalojmë dhe më shumë pikë para. Kemi një ndeshje të vështirë kundër Flamurtarit, të cilët vijnë me moral të lartë mbas dy ndeshjeve pozitive, por që unë jam i sigurt që Kukësi kalon në finale dhe fiton Kupën e Shqipërisë.
Por, gjithsesi qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të bashkuar. Ndeshja me Partizanin është shumë e rëndësishme, pasi na duhet vetëm fitore për ta mbajtur vendin e tretë. Do të hyjmë në fushë vetëm për të fituar ndeshjen dhe besoj se do ta arrijmë. E kemi treguar me këdo që jemi skuadër me vlera, skuadër që bën futboll të bukur dhe që ka rezultate", u shpreh braziliani.