Kukesi pa tifoze ne Elbasan Arena ndaj malazezeve te Rudarit Gjici Fatkeqesi!

Kukësi pa tifozë në Elbasan Arena ndaj malazezëve të Rudarit, Gjici: Fatkeqësi!

Mungesa e tifozëve të Kukësit në shkallët e stadiumit "Elbasan Arena" në një sfidë të rëndësishme siç është përballja e sotme ndaj malazezëve të Rudarit, është cilësuar si fatkeqësi nga presidenti i klubit, Safet Gjici.

Foto arkiv, Safet Gjici

Foto arkiv, Safet Gjici

Duke folur për mikrofonin e "TVSH"-s para fillimit të ndeshjes (19:00), Gjici tha se synimi është kalimi i turit dhe ekipi është përgatitur për këtë.

"Stadiumi bosh, një fatkeqësi. Më vjen keq që nuk ka tifozë për shkak të asaj që ka ndodhur vjet, do të mundohemi të marrim një rezultat sa më të mirë. Çunat e kanë vlerësuar maksimalisht. Rudari është skuadër e fortë. Kanë fituar Kupën e Shqipërisë së Malit të Zi.

Kam besim se do t'ia dalim edhe pa tifozët. Synimi ynë është kalimi i turit, e kemi vlerësuar maksimalisht kundërshtarin. Nuk kemi përballë një ekip të lehtë, por duhet ta kalojmë patjetër. Ne duam të kalojmë sa më shumë ture, e pse jo të shkojmë deri në fazën e grupeve",-tha ai.

Tifozëve kuksianë u ka kushtuar shumë ai send i hedhur në fushë në "Qemal Stafa" në ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues kundër Legias së Varshavës sezonin e kaluar.

Pas atij takimi që u ndërpre, UEFA e dënoi klubin me 3 ndeshje pa tifozë dhe 70 mijë euro gjobë. Kështu që sfida e sotme ndaj Rudarit luhet pa tifozë.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama