Ekipi i Kukësit ka bërë lëvizjen e parë të mirëfilltë në merkato, duke siguruar firmën e sulmuesit të talentuar Sindrit Guri. Futbollisti shkodran shkëlqeu në sezonin e kaluar me Korabin, duke ndihmuar me golat e tij që të ngjitej në Kategorinë Superiore.
Thuajse të gjitha skuadrat e Superiores u vunë në ndjekje të lojtarit 22-vjeçar, mbi të gjitha Partizani, ndërsa nuk munguan as ofertat nga jashtë Shqipërisë për të. Por në fund, ai pranoi kontratën që i ofroi Kukësi, duke u bërë pjesë e këtij klubi jo vetëm për pjesëmarrjen në Europa Ligë, por edhe në sezonin në vazhdim.