Kultura shqiptare dhe boshnjake feste ne Lece te Italise

Kultura shqiptare dhe boshnjake feste ne Lece te Italise
Kultura shqiptare dhe ajo boshnjake do të miksohen mbrëmjen e sotme në një skenë të improvizuar në Leçe të Italisë. Muzikë, ndriçime të instaluara dhe ekrane të shikueshmërisë në formatin 3D janë ngritur në fermën ndërsa nuk do të mungojë dhe një pritje në formë banketi me mjaft produkte ushqimore dhe verë. "Yjet e parkut" do të takohen në një fermë të Rauçio për të zhvilluar të enjten e sotme, një nga ngjarjet më të pritura të verës.

Në mbrëmje, rreth orës 21'00, me praninë e Klubit milanez "Dogo" dhe të artistëve rap Fury Jake, Gue Pegueno Don dhe Joe do të zhvillohet me këtë rast një shfaqje me pjesë nga repertori i tyre më i mirë nën siglën e albumit "Ne jemi Klub". Në skenë do të ngjitet me trupën dhe pianisti shqiptar që jeton prej vitesh në Itali, Ekland Hasa nën përfaqësimin e Trio-s Elektrike në të cilën figuron dhe Luigi Bruno në kitarë dhe ai që njihet si vullkani Cesare Dell Anna. Performanca është nxitur nga ritmet lëvizëse të valleve të Lindjes, nga këngët e lashta boshnjake të përziera me kulturën shqiptare.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama