Analisti i njohur shqiptar në Maqedoni, Nebi Murseli ka komentuar mbi zhvillimet e fundit në Kumanovë. Ai ka shkruar se pushteti mban në tension kumanovarët, dhe se Rama dhe Mustafa nuk mbrojnë shqiptarët, por Ahmetin dhe Thacin, kështu edhe Gruevskin.
“Dyshoj se me rënien e muzgut, grupi i armatosur ‘zhduket’ dhe nxirren përfitime. Pushteti blen kohë, mban në tension katër-pesë ditë shqiptarët e Kumanovës, ndërkohë që Edi Rama dhe Isa Mustafa vizitojnë Maqedoninë e i japin përkrahje Ali Ahmetit e Menduh Thaçit (lexo Nikola Gruevskit)” ka shkruar Murseli.