Kumbaro Anetaresimi i Kosoves ne UNESCO eshte i domosdoshem

Kumbaro: Anetaresimi i Kosoves ne UNESCO eshte i domosdoshem

“Procesi i anëtarësimit të Kosovës në UNESCO është i domosdoshëm dhe një proces i merituar”. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ku nënvizoi se të gjitha vendet e Ballkanit bëjnë pjesë në mbrojtjen e trashëgimnisë kulturore ndërsa edhe Kosova sipas saj duhet të jetë pjesë.

Në një intervistë për mediat kosovare, Kumbaro tha se nuk duhet të bëhen diferencime pasi kultura sipas saj nuk mbrohet duke përjashtuar por duke mirëorganizuar marrëdhëniet mes shteteve fqinje.

“Kultura nuk ka kufij administrativë, e aq më pak luftarakë. Kultura nuk mbrohet duke përjashtuar, por duke përfshirë dhe shkëmbyer reciprokisht. Kjo qëndron në vetë thelbin organizatave si UNESCO”, tha Kumbaro.

Ministrja nënvizoi se trashëgimia që bart trualli i Kosovës do të përfitojë nga konventat e UNESCO-s në metodologji, në përvojë e në zbatim.

“Kosova do të përfitojë përvojën më të mirë të vendeve të tjera anëtare të UNESCO-s, do të përfitojë promovimin e vlerave të saj, do të përfitojë nga programet e zhvillimit në trajnim, restaurim, konservim dhe vlerësim; do të jetë nën kujdesin profesional dhe ndërkombëtar të organizatës, ku jo vetëm merr, por edhe jep”, përfundoi Kumbaro.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama