Kumbaro Debati me Ramen? Nuk jam ministre kukull gojekycur

Kumbaro: Debati me Ramen? Nuk jam ministre kukull gojekycur

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nuk e ka mohuar që gjatë seancës së fundit ka pasur debate me kryeministrin Edi Rama, por këtë ajo ka kërkuar që mediat të mos e konsiderojnë si një dramë. Duke iu përgjigjur interesit të medias për pamjet e shfaqura në media ku ajo loton pas një debati që kishte zhvilluar me kreun e qeverisë, Rama në seancën e fundit plenare të Kuvendit të Shqipërisë, ajo thekson se kjo ngjarje është zmadhuar më shumë sesa duhet.

 

“Telefoni im është mbytur sot nga mesazhet e tipit, ‘çfarë ndodhi dje me ministren e Kulturës dhe kryeministrin’ dhe sot të gjitha mediat sociale dhe profesionale’ dramën më të madhe kishin, që kryeministri kishte bërë sherr me ministren e Kulturës dhe me ca kolegë të tjerë. Më thoni ju mua, pse duhet të ishte ky lajmi më i rëndësishëm dhe çfarë ka lajm këtu? Pse kjo duhet të përbëjë dramë?”, – u shpreh Kumbaro.

 

Më tej ai shtoi se nuk mund të ishte një ministre kukull që nuk hapte gojën. “Ndërkohë, mendoj që kemi një qeveri të shëndetshme, ku çdo ministër thotë gjërat që ka, ku kryeministri thotë gjërat që ka. Apo preferojmë të kemi kryeministrin diktator, idhull dhe ku ministrat janë kukulla që nuk hapin gojën”, – tha ajo. Seanca e fundit plenare ishte në qendër të vëmendjes së mediave, ditën e djeshme jo për shkak të miratimit të Buxhetit të ndryshuar, por më shumë për debatet që kreu i qeverisë zhvilloi me një pjesë të madhe të ministrave të tij. Përveç Kumbaros, Rama u pa që debatoi edhe me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, atë të Energjetikës, Damian Gjiknuri, me atë të Ekonomisë, Arben Ahmetaj etj.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama