Protestës së artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kundër kontratave të reja individuale i është përgjigjur ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro. Ajo u shpreh se kontratat e reja gjashtë mujore do të shërbejnë për të bërë kategorizimin e artistëve sipas performancës artistike të secilit.
Por për drejtuesin e sindikatave të artistëve, Reshat Ibrahimi, ministrja e Kulturës nuk mund të ç’bëjë kontratën kolektive pasi shkel kodin e punës dhe nenin 13 në Ligjin për Artin dhe Kulturën. Sipas tyre, kjo bëhet vetëm me vendim gjykate.
Në protestën e mbrëmjes së mërkurë, artistët deklaruan se këto kontrata nuk u japin asnjë garanci për të ardhmen e tyre dhe për këtë arsye do të vazhdojnë protestën e tyre.