Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro do të zhvillojë një vizitë pune në Torino në datat 16 dhe 17 qershor. Priten takime të rëndësishme dhe të vlefshme për marrëveshje dypalëshe në fushën e kulturës, si takimi me Kryetarin e Bashkisë së Torinos, njëkohësisht kryetar i Shoqatës së Bashkive Italiane (ANCI) Piero Fassino, i shoqëruar nga Asesori i Kulturës, Maurizio Braçialarghe.
Takime të tjera të rëndësishme do të jenë me “Fondazione per il Libro, la Musica e la Cultura” (Fondacioni për Librin, Muzikën dhe Kulturën), enti organizator i Panairit Ndërkombëtar të Librit, takim me Presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Torinos, njëkohësisht edhe Kryetar i Bashkimit të Dhomave të Tregtisë së Evropës (Eurochambres).