Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të GAzetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë “Krena të naltë”! Kush në jetën e tija ka pasur raste të mësojë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabarin-et e Vjenës, frëngjishten në Mont-Martre, e italishten në Kafet’e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e...-o temporal, o mores!- me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montues, nascetur ridiculus mus!Pra, sikundër në fletoret e Perëndimit ndodhet feuilleton-i, tek ne nuk do te mungojë, si frukt pas buket, një artikull “filologjik”,
i cili ka misionin, si ç’duket, të zëvendësojë një zakon shqiptar që është duke u shuar: luftën e gjelave. Nënë maskën e shkabës, këta gjela luftojnë trimërisht me njerijetrin, duke u gjakësuar, por dhe me maskë që jeni, e dimë se jeni gjela, o gjela!Tash, duke lënë të qeshurit, duhet të konstatojmë me hidhërim se është një turp kulturor për ne, që Atdheu i ynë është ay vend i Europës, në të cilin në shekullin e XX, njerës që mundet të jenë të zotë për nëunësira ndofta dhe të nalta, por që s’dinë as pikë prej filologjisë, njerës që në jetën e tyre s’kanë dëgjuar një Konferencë filologjike, njerëz që s’kanë as më të vogëlën ide mbi mënyrën si punohet sot në lëmin e gjuhës, që të tillë njerëz dalin e mbushin shtyllat e fletoreve me artikuj jo vetëm fare të kotë, por edhe të dëmshëm e duke u sharë me shoqishoqmin, dhe si! Kush i përflet tjetrit se tash doli nga veja, dhe se kur ay ishte nër “shpërgajt” e djepit, ky punonte për Shqipëri! Bukur! Patriota! Por kush ju tha të futeni nër labirintet e gjuhës? E me ç’të drejtë e quan tjetrin “ignorant” vetëm pse është kundërshtar i “ideve filologjike” të tua?A është kjo filologji?
A imponohet njeriu me sharje?Zakoni i botës së qytetëruar e do që të luftohet për ide, e jo për inate personale, për ç’fryrjen e të cilavet janë të çelura kaq gjykatore!Sot secili në Europën e qytetëruar, para se të merret me shkrime filologjike, i shkon mjaft viet në bankat e universitetit, atje ku gjuha studiohet e analizohet me exaktitudë matematike, duke qenë se filologjia është një nga dituritë më të shtrëngueshme (severe) e më exakte që munt të jenë në botë.Ste të mos ishte kështu, nuk rrinte Gustav Meyer-i të merresh tridhet viet me radhë me albanologji d.m.th. me studimin e asaj gjuhe të shkretë, të cilën “filologët” t’anë të sodit, të dalë shpejt si kërpullat pas një shiu, janë duke e përçmuar në një mënyrë të tillë!Kurrkush nuk ka të drejtë të shkruajë mbi gjuhë pa u pat marrë viet me radhë me studimin e vërtetë të saj! Kurrkush! Se gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli, dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar! Dhe mos e ngani thesarin me duart t’uaja, zotërinj dilettanta!
Gjuha është një element i naltë kulture, nuk është një objekt mode! Nuk mundet të “riformohet” aq shpejtas si ç’mundesh secili të vishet a la Perrot për Karnaval!Kush ju ka shtyrë ju të shkruani mbi gjuhë? Kur keni manin’e shkrimit, pse nuk shkruani ç’të doni mbi numismatikë, grafologji, mathematikë, teologji, përmbi fizikë, anatomi, analytikë e histori? E t’a lini rehat këtë gjuhë të shkretë, e t’a punojnë të tjerë të cilët të merren me të vërtetë me studimin e saj?Kush do të shkruaj mbi shqipen, më parë duhet të jetë marrë me studimin e gjuhëvet indoevropiane përgjithësisht, e pastaj duhet të ketë studiuar gjithë shkrimtarët shqiptarë e gjithë albanologët e huaj, numri i të cilëvet është’ aq i math, sa studimi i tyre lyp viet me radhë pune të parreshtur.Se filologjia nuk është zbavitje, është larg nga dilettantismi. Është dituri, dhe që të kapesh me dituri, duhet të dish!