Kupa e Botes dhe shikueshmeria Brazili dhe problemet me topin

Kupa e Botes dhe shikueshmeria, Brazili dhe problemet me topin
Kupa e Botes dhe audienca e eventit ne TV jane shume te lidhura me njera-tjetren. Kjo eshte nje nga veprimtarite qe ndiqet me shume nga njerezit ne te 5 kontinentet dhe qe shnderrohet kesisoj ne nje nga kampionatet me te “gjuajtura” per reklama dhe sponsore ne planet.

Vite me pare ajo ndiqej me nje shikueshmeri te larte vetem ne Europe, Afrike dhe diku nga Azia. Por tani eshte shnderruar ne nje event qe e meriton plotesisht te quhet “boteror”. Kjo sepse audienca tashme ka arritur kulmin edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Sipas nje sondazhi te javes se pare te lojes eshte perllogaritur qe vetem ne Shtetet e Bashkuara çdo ndeshje te jete ndjekur nga 4 247 000 shikues ose 80% me shume nga mesatarja e Kupes se Vitit 2006.

Deri tani rekordin e ka shenuar ndeshja Britani e Madhe – Amerike me 17 milione shikues. Pikerisht kjo loje ka shenuar edhe rekordin e shfaqjes me te ndjekur nga amerikanet, madje ajo ka tejkaluar edhe shifren e finaleve te NBA qe ka qene 16 milione. Sigurisht qe kjo shifer e larte eshte edhe pasoja e lidhjeve te vjetra dhe te reja te rivalitetit mes Shteteve te Bashkuara dhe Britanise se Madhe dhe jo vetem ne futboll. Por nje nga arsyet qe ndeshja ishte vertet shume e ndjekur ishte dhe moria e reklamave te firmave me te medha te botes qe kete here kane dyndur ne mase te madhe.

Por edhe vete stacionet televizive qe kane marre persiper transmetimin e ndeshjeve po bejne nje biznes te jashtezakonshem. Menyra e marketingut ka ndryshuar duke u nisur edhe nga menyra se si ka evoluar spektatori. Tani ai eshte shume me i sofistikuar dhe e tille duhet te jete edhe menyra e servirjes se reklames. Nje faktor i rendesishem reklame dhe unifikimi i faktorit spektator para ekranit jane edhe rrjetet sociale qe perhapin ne kohe reale jo vetem faktet, por edhe komentet dhe informacionet e ndryshme ne lidhje me ndeshjet dhe gjithçka qe ka te beje me boterorin, perfshi edhe anen e marketingut.

 Nje nga metodat me te perhapura se fundi dhe me shume sukses eshte edhe reklamimi i shume produkteve dhe jo vetem atyre sportive permes yjeve te futbollit. Kemi ne kete rast shembullin e Christiano Ronaldos, Wayne Rooney e te tjere. Jane reklama qe fillimisht shfaqen ne internet dhe me pas edhe ne ekranin e madh.

Sipas statistikave kjo Kupe Bote ka pasur deri me tani numrin me te madh te reklamave dhe si pasoje edhe shifren me te madhe te parave ne krahasim me çdolloj aktiviteti te meparshem sportiv, kupe, apo olimpiade qofte. Madje, nga disa, ky kampionat konsiderohet me shume si nje kampionat i marketingut dhe revolucionarizimit te tij sesa nje kampionat futbolli. Tashme prej kohesh futbolli konsiderohet si nje nga bizneset me te medha, por eventi i fundit e ka perforcuar shume kete realitet.

Tashme dihet se nje loje futbolli eshte shume me teper se nje loje dhe sigurisht qe veç anes komerciale ka edhe ate zbavitese, madje pertej fushes se gjelber. Nje nga vendet qe di te perfitoje nga nje rast i tille per te festuar dhe per t’ia kaluar mire eshte Brazili. Ne kete vend krijohet nje atmosfere festive para, gjate dhe pas futbollit. Viti i Kupes se Botes eshte i teri nje vit shume i veçante ne Brazil duke qene se Brazili eshte shtepia e futbollit, e kesaj loje qe luhet ne çdo cep rruge nga te rinj, femije dhe te moshuar. Dhe kjo vlen per meshkujt dhe per femrat. Kampionati eshte nje mundesi me shume per t’u takuar, shoqerizuar, njohur dhe per te pasur nje variacion me shume. Ne kete sens, Brazili mund te konsiderohet si nje nga shpresat e medha te botes per daljen nga kriza ekonomike.

Ne ndeshjen qe Brazili pati me Korene e Veriut ne daten 15 qershor dhe qe perfundoi 2 me 1 per Brazilin i gjithe vendi pezulloi te gjitha veprimtarite e tij normale. Shkollat u mbyllen, uzinat, fabrikat punuan me gjysmen e kohes, transporti publik thuajse u pezullua teresisht. Madje ne shume ndermarrje dhe kompani kishin nxjerre pashet ekrane te medha te televizorit per te ndjekur ndeshjen ne grup duke pire birra. Per Brazilin dhe vende te tjera kupa eshte nje bum i vertete per biznesin. Restorantet dhe lokalet kane shtuar ndjeshem numrin e te punesuarve duke qene edhe numri i klienteve eshte shume i madh. Kupa e Botes ka qene gjithmone nje okazion i arte per biznesin e vogel dhe kudo perqindjet e fitimit shtohen me 20 deri ne 30 per qind. Madje, gjate ketij muaji kaq te begate realizohet nje pjese shume e mire e fitimeve te vitit dhe tregtaret “vene dhjame” edhe per kohet e veshtira.

Situata eshte me te vertete eksplozive ne nje vend si Brazili qe e ka fituar 3 here Kupen e Botes, pra me shume se çdo vend tjeter pjesemarres ne kete event boteror. Futbollistet braziliane e fituan famen boterore dhe suksesin e padiskutuar permes menyres se te luajturit te lojes me sulmuesit e jashtezakonshem qe kishin nje teknike te larte, shkalle te larte improvizimi dhe mbi te gjitha nje kreativitet dhe fantazi per t’u pasur zili. Por gjithsesi behet fjale per nje skuader te koheve me pare, te lavdive te se shkuares kur emri i Brazilit gati sa nuk u unifikua me ate te futbollit. Por ama edhe kjo gjendje euforie dhe feste e ka nje pike te dobet.

Brazilianet edhe pse jane shume te ndezur dhe te ekzaltuar te etur per te festuar dhe per t’u kenaqur kur humbasin shnderrohen ne buzevarurit me te medhenj te botes. Nese do te qellonte qe skuadra e Brazilit te humbiste shume shpejt atehere i gjithe kombi do te binte ne gjendje zie. Befas lokalet dhe vendet e qejfit do te mbylleshin derisa brazilianeve t’u shteronin lotet dhe hareja, edhe pse jo me e permasave te medha te rikthehej serish.

Kalojme ne nje tjeter aspekt te lojes. Kjo Kupe e Botes eshte quajtur Jabulani, qe do te thote “te festojme” ne gjuhen bantu te zuluve nje nga gjuhet zyrtare te Afrikes se Jugut, por ne fakt nje pjese e lojtareve nuk kane shume per te festuar. Nje nga arsyet eshte problemi dhe ankesat qe kane per topin e ri te “Adidas”-it. Madje ankesat per te jane aq te medha sa ndoshta “Adidas” duhet qe te rishohe te gjitha kontratat e deritanishme. Kjo kompani duke qene se ka paguar nje shume jashtezakonisht te madhe parash ka fituar edhe te drejten qe te kete zyrtarisht topin e boterorit dhe te shese mostra te ketij topi neper bote.

Fitimi i nje te drejte te tille eshte nje nga betejat me te medha qe bejne me njera-tjetren firmat sponsorizuese. Topi i ketij viti ka pasur shume kritika. Sipas portierit te skuadres se Anglise, topi kete here eshte “i tmerrshem”. “eshte i tmerrshem dhe kjo jo vetem per disa, por per te gjithe. Me kete top eshte shtuar ndjeshem numri i aksidenteve dhe golave per te cilat nuk eshte faji as i mbrojtesve dhe as i portiereve.

Ideja eshte se kur topi goditet me kembe te le pershtypjen e nje rose te plagosur qe nuk fluturon dhe performon ne menyren qe duhet ta bente nje gje te tille. Nese topi eshte shkak i pakenaqesive te lojtareve, atehere ai mund te krijonte edhe probleme te medha me nivelin e lojes ne fushe dhe pse jo te prishte ndeshjet, ose te pakten te krijonte shume veshtiresi qe me nje top tjeter nuk do te ishin krijuar.

Por mbi te gjitha humbje ne kete rast do te kishte biznesi i “Adidas”, emri i te cilit do te goditej rende dhe humbja do te ishte po aq e madhe sa do te kishte qene fitorja ne nje rast te kundert. Nje top i tille kushton nga 25 deri ne 125 dollare ne varesi te menyres se dizenjos dhe sigurisht materialit te perdorur ne te. Por te pakten deri me tani problemi nuk ka prekur shitjet e “Adidas”, te cilat kane vazhduar qe te jene te mira, por parashikohet nje renie e tyre se shpejti.

Fakt eshte se deri me tani kompania ka shitur dyfishin e topave qe shiti ne Kupen e Botes se vitit 2006 dhe te mendosh qe kampionati eshte ende ne fillim. Deklarata te renda per topin kane bere thuajse te gjithe lojtaret dhe veçanerisht problematike kjo eshte per portieret dhe sulmuesit qe nuk ndihen komode. Sipas portierit te Italise, topi gjuhet ne nje drejtim dhe perfundon ne nje tjeter. “eshte tmerresisht i keq”.

Teknologjia ka sjelle shume ndryshime per sa u perket topave te futbollit qe nga ditet kur “Adidas” futi topin e lekures ne Kupen e Botes se vitit 1970. Ai ishte topi “Telstar” dhe ne ate kohe pati shume sukses. Per sa i perket topit aktual “Adidas” e ka prezantuar ate si topin me novativ qe ka prodhuar ndonjehere, nje top qe eshte prodhuar me nje teknologji shume te veçante qe krijon nje rrumbullakesi perfekte. Ai, para se te futej ne fushat e ketij boterori eshte testuar shume nga FIFA dhe standardet e saj.

 Prodhuesit e tij kane shprehur qe ne fillim bindjen se futja e tij ne fushen e lojes do te jete nje sukses dhe topi vete do te jete nje nga ikonat me te rendesishme te eventit. Megjithate, nga sa duhet deri me tani ai eshte pa diskutim nje nga problemet me te medha te tij. Megjithate, boterori nuk ka perfunduar dhe te tjera te papritura kane per te ndodhur gjate ketyre diteve ne vijim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama