Katërmbëdhjetëvjeçar
Detin për herën e parë e pashë.
Riheshin valët në shesh me topuz,
Hëna varej me spango mes ujit të trashë
Dhe peshqit nxitonin si krushq.
Në kthim im atë të heshtur më gjeti
Dhe pyeti:
-Si t`u duk deti?
Vështrova nga malet e zinj me samarë
Dhe plot trishtim i thashë tim eti:
-Atje dhe kripa dhe peshku janë pa pare,
Është i të varfërve deti,
S`lërojnë mbi të si ndër ugarë...