Kur alkooli shpeton jete

Kur alkooli shpeton jete
Mjekët i shpëtuan jetën një pacienti, duke i nxjerrë jashtë funksionit një pjesë të zemrës nëpërmjet injektimit në të të një sasie alkooli farmacie (97% të pastër). Ndërhyrja e rrallë ndodhi në Britaninë e Madhe, ku 77-vjeçari Ronald Aldom vuante nga një takikardi e pazakontë (e quajtur takikardia ventrikulare), e cila kërcënonte jetën e tij.

Në përpjekje për të gjetur një zgjidhje për këtë problem kardiak, mjekët vendosën që gjatë operacionit të injektonin alkool të pastër në një pjesë të zemrës, për të nxjerrë jashtë funksionit muskulin që shkaktonte anomalinë.

Ndërhyrja ishte tentuar vetëm pak herë më parë dhe në secilin rast, kishte dhënë rezultate, ashtu siç ndodhi edhe me të moshuarin Aldom, i cili u largua disa ditë më pas nga spitali tërësisht i shëndetshëm.

Ndërsa efektet negative të alkoolit janë të njohura gjerësisht, shpesh argumentohet se në fakt, alkooli ka rrjedhoja pozitive për zemrën. Ndërsa diçka e tillë nuk është e verifikuar nga shkenca dhe gjithsesi nuk rekomandohet për shkak të rrjedhojave të tjera, ky rast tregon se me të vërtetë, ndonjëherë, alkooli me të vërtetë mund të shpëtojë jetë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama