Kur blerjet kthehen ne semundje

Kur blerjet kthehen ne semundje
Për shumë femra, pazari është momenti i çlodhjes pas një dite të lodhshme pune dhe stresuese. Nuk ka pasur asnjë moment në jetë ku të jemi ndierë të kënaqur se kemi pasur gjithçka që na duhet. Për këtë na ka ardhur në ndihmë një dalje nëpër dyqane me miqtë apo ndonjë blerje e vogël. Sot psikologët i quajnë të sëmurë njerëzit e fiksuar pas pazareve, madje janë duke gjetur rrugët dhe mënyrat për t’u shëruar nga kjo “sëmundje”. Ja disa këshilla për ata që kanë dhe nuk dinë të zgjedhin. Por jo vetëm! Edhe për ata që nuk mund t’i blejnë, nuk është keq të dinë se çfarë pëlqejnë të kenë të pasurit. Në të ardhmen, ndoshta do t’i blejnë edhe ata.

Kremi me havjar i firmës së famshme “La Prairie” është një luks për të gjithë ata që ia lejojnë vetes, pasi një kuti e vogël kushton 260 euro. I përhapur me kujdes në fytyrë, është provuar se mund të bëjë mrekulli në luftën kundër rrudhave. Jo më kot është edhe kremi që shitet më shumë në kozmetikët e gjithë botës. Duke qëndruar në të njëjtën fushë, nuk mund të mos përmendet balsami për buzët “Creme de La Mer”, i cili përmban një proteinë arktike që mbron buzët nga i ftohti dhe çarjet. Në fakt, nëse doni të “përkëdhelni” kokën tuaj, asgjë nuk do të ishte më e mirë se sa një furçë me qime të trasha, por të buta, “Mason Pearson”, që masazhon lëkurën e kokës, duke iu dhuruar momente të mrekullueshme kënaqësie, vetëm për 88 euro. Po ashtu, pas një dite të lodhshme, asgjë nuk do t’ju shijonte më shumë se sa një banjë me shampo e gjitha me përbërje mjalti, rozmarine dhe livandoje “Laura Mercier”, me çmim 28 euro për kuti.

Për sa u përket veshjeve dhe aksesorëve, bashkë me të shumëpërmendurat “Brogues” të punuara me dorë, të preferuarat e Hugh Grant dhe princit Karl, asgjë nuk do të shkonte më shumë se sa një kostum i qepur në rrobaqepësinë për shtresën e lartë “Kilgour”, të cilës për të realizuar një veshje i duhen rreth 80 orë pune dhe me një çmim që nis nga 3530 euro. Në fund, që gjithçka të duket e përsosur, një këmishë me pulla të dekoruara me gurë të çmuar, të frymëzuara nga “Art depo”.

Gjithçka për jo më pak se 9600 euro. Për femrat, rëndësi më e madhe u kushtohet xhinseve të bëra me porosi nga “Earnest Cut & Sew”, me çmime nga 150 euro e lart, pa harruar të brendshmet superseksi të “Agent Provocateur” apo “Amishi Bag”, çanta më e pëlqyer nga yjet e Hollivudit, që kushton rreth 210 euro. Por, në momentin që duhet të fusni gjithçka në valixhe, është mirë të zgjidhni pa u menduar gjatë firmën “Goyard”, marka e preferuar e aristokracisë europiane, ku gjen produkte me çmime vërtet unike (jo më pak se 5400 euro). Një vend i rëndësishëm u kushtohet edhe këpucëve “Pierre Hardy” apo syzeve “Tom Ford”, me përmasa të mëdha si ato që vënë zakonisht ikonat e modës dhe kinemasë: Victoria Beckam, Kiera Kinightley apo Jenifer Aniston, me një çmim jo më pak se 172 euro. Autorët nuk harrojnë gjithashtu se nëse keni vendosur të martoheni, në ditën më të bukur të jetës suaj duhet të zgjidhni patjetër fustanet e nusërisë “Vera Wang”, ku më i liri nis nga 2130 euro.

Pas nuk ngelet edhe mobilimi. Është folur shumë për furrën pjekëse super të madhe, “AGA” (katër furra në një të vetme për të gatuar, skuqur dhe mbajtur pjatat të ngrohta, me çmim 11 mijë euro); divanet e punuara me dorë “B&B” rreth 7200 euro një; çarçafët e krevatit “Pratesi” që zbukurojnë krevatet e hoteleve me pesë yje në të gjithë botën, me çmim rreth 1152 euro pala; makinën e kafesë me titan të “Gaggia” që kushton 935 euro; për kolltukun “Eames di Vitra” prej lëkure origjinale dhe çmim 6000 euro; si dhe për krevatin “DuxBed”, i provuar shkencërisht për të lehtësuar qarkullimin e gjakut ndërsa je duke u çlodhur. Me të vërtetë që ia vlen ta blesh një krevat tek, bashkë me dyshekun për 3900 euro, sigurisht nëse mund t’ia lejoni vetes. Listën e keni para, tashmë nuk ju ngelet veçse të zgjidhni. Po automjetet?

“Aston Martin DB5”, makina më e famshme e Xhejms Bondit, e përdorur në 5 filma të sagës 007. E njëjta makinë që ka ngarë Shon Koneri në “Goldfinger” e “Thunderball” ose Daniel Craigh në “Casinò Royale”. E prodhuar në 885 ekzemplarë, vlera e saj shkon rreth 432 000 euro. Autorët sugjerojnë edhe “Vespën GTS250”, modeli i fundit i prodhuar nga ndërmarrja italiane me një shpejtësi që i kalon 120 km në orë dhe çmim rreth 4400 euro. Mos harroni që këto këshilla janë shumë të vlefshme, por për ata që janë milionerë dhe nuk dinë më si t’i harxhojnë paratë e tyre. Këto udhëzime janë të dobishme edhe për kureshtarët, që edhe pse nuk bëjnë pjesë në kategorinë e njerëzve të pasur, kanë dëshirë të dinë se cilat janë gjërat që duhen “shijuar” patjetër në jetë, para se të vdesësh. Në të dyja rastet, “Things To Buy Before You Die” është “udhërrëfyesi” më i mirë i cili ju ndihmon të zgjidhni gjërat që duhen blerë me çdo kusht, dhe për të cilat ja vlen të jetosh. Libri, i shkruar nga gazetaret Charlotte Williamson dhe Maggie Davis, të dyja të fiksuara keq pas shopping-ut, pak argëtues, por njëkohësisht i domosdoshëm, përmbledh gjithçka që duhet “të shijojmë” para se të vdesim. Ai nis me ushqimin, nga havjarët e deri te çokollatat e mrekullueshme franceze, uthulla balsamike italiane, vijon me këpucët për burra “John Lobb Brogues”, që kushtojnë rreth 2800 euro një palë; aksesorët, orë “Hermes” dhe perla “Mikimoto”, objekte për të arreduar shtëpinë, ku “mbretëresha” është furra “AGA” që kushton rreth 11 000 euro. Për të krijuar një ide më të saktë, “Daily Mail” ka përzgjedhur 50 objektet më të shtrenjta dhe më të mira që rendisin autoret e librit, e që nëse ua mban xhepi, mund edhe t’i blini.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama