Madje jo vetëm kaq: të kesh në dorë para të kalon jo vetëm stresi, por edhe çdo dhembje trupore. Këto fenomene duken edhe më të çuditshme kur mendojmë për funksionin që ato kryejnë. Për ekonomistët, paratë janë një mjet shkëmbimi që e bëjnë më të dobishme jetën ekonomike: ashtu si sëpata që pret drutë, edhe paratë na nevojiten për të përmbushur çdo nevojë. Por kur ato fillojnë të menaxhohen, hyjnë në lojë ndjenjat dhe gjendja shpirtërore, "fenomene" të cilat askush nuk mund t‘i shmangë. Entuziazëm, stres, zili: pse nuk arrijmë "të përballemi" me paratë në mënyrë e duhur?
Raporti ynë me to ka shumë "fytyra". Disa persona duket se krijojnë varësi nga fitimet, ka të tjerë që harxhojnë pa fund dhe nuk arrijnë të vënë asnjë qindarkë mënjanë. Kështu, dalëngadalë po fillojmë të kuptojmë se në ç‘mënyrë paratë ndikojnë te ne. Disa studime theksojnë se dëshira për të pasur sa më shumë para është e lidhur me oreksin. Të kesh mënjanë rezerva, do të thotë që të mos privohesh para asgjëje. Pra, paratë janë sinonim i prestigjit shoqëror.
Edhe si një mjet i thjeshtë shkëmbimi paratë mund të marrin forma të ndryshme. Dikur përdoreshin monedhat e arit, ndërsa sot kartëmonedhat. Vlera e 100 eurove na bën të mendojmë se sa shishe birrë ose benzinë mund të blejmë, asgjë më shumë. Personalitete të ndryshme Në vend që t‘i trajtojmë si një mjet, të cilin mund ta kontrollojmë me një llogaritje të thjeshtë matematikore, le të lejojmë që paratë të depërtojnë në mendjen tonë dhe të prekin pjesët emocionale të trurit.
Për të kuptuar se si paratë ndikojnë në sjelljen tonë, disa shkencëtarë vendosën të përdorin metodat e antropologëve evolucionistë. Sipas një studiuesi nga Instituti Teknologjik i Masaçutes, shoqëria moderne na paraqet dy rregulla sjelljeje të ndryshme. Fillimisht janë normat shoqërore "të nxehta dhe konfuze", që favorizojnë raportet të cilat zgjasin, besimin dhe bashkëpunimin. Më pas vijnë normat e tregut, që bazohen te pushteti e paratë dhe i shtyjnë njerëzit të vënë në vend të parë interesat e tyre. Shkëmbimet ekonomike janë pjesë e historisë së njerëzimit, por ka gjasa që të parët tanë të kenë zhvilluar një aftësi instinktive për të zgjedhur mes situatave të përshtatshme ndaj normave shoqërore dhe rregullave të tregut dhe kjo mund të ketë ndodhur para shpikjes së parave.
Por nuk duhet të shqetësoheni, sepse secili prej nesh mund ta bëjë këtë ndarje falë eksperiencës. Megjithatë, sido që të jetë, duket se njerëzit i njohin menjëherë fillimet që të çojnë te rregullat e tregut. Disa eksperimente tregojnë se edhe një kontakt i shkurtër me konceptet e lidhura me paratë, na shtyn të ndryshojmë sjellje, duke menduar dhe vepruar në një mënyrë të orientuar nga tregu. "Paratë na bëjnë të ndihemi të kompletuar, na shtyjnë të arrijmë objektivat personalë dhe të shkëputemi nga të tjerët.
Një mekanizëm i vlefshëm për të mbijetuar, por që bie ndesh me anën tonë shoqërore", thotë studiuesi. Sipas tij, për të zgjedhur se cilat norma duhen përdorur në një situatë të caktuar, ndikon në mënyrë vendimtare sjellja jonë. "Derisa normat shoqërore dhe ato të tregut veprojnë mbi dy vija të ndara, gjithçka funksionon mirë. Por, sapo ato hyjnë në kontakt me njëra-tjetrën, atëherë fillojnë telashet". Problemi është që të gjendet ekuilibri i duhur mes këtyre dy sjelljeve mendore.
Shumë studime psikologjike konfirmojnë se ne përpiqemi të balancojmë të ashtuquajturat "synime të jashtme" (siç janë pasuria, fama dhe imazhi) dhe "synime të brendshme" (si kërkimi dhe kujdesi për një marrëdhënie të fortë dashurie). Personat që përqendrohen më shumë te rasti i parë, nuk arrijnë pikë të larta në problemet e shëndetit mendor (pra, ai që tërhiqet shumë nga paratë ka gjasa që ta shohë martesën e tij të mbyllet me një divorc).
Përmes një studimi është konfirmuar se administrimi i parave mund të ulë shqetësimin e provokuar nga përjashtimi shoqëror dhe të pakësojë dhembjen fizike të shkaktuar nga uji i bollshëm. "Mesa duket paratë, si burim shoqëror, kanë një fuqi të fortë simbolike. I lejojnë njerëzit t‘i alternojnë skemat shoqërore. U japin atë që duan, pavarësisht faktit nëse vlerësohen ose jo". Dy psikologë të tjerë janë të bindur se paratë veprojnë në mendjen tonë si droga: provokojnë varësi dhe na bëjmë që të punojmë shumë dhe të shpenzojmë pafund.
Natyrisht që paratë nuk depërtojnë fizikisht në trurin e njeriut. Mund të funksionojë pak a shumë si një revistë pornografike, që ngjall eksitim pa dhënë stimuj biokimikë ose fiziologjikë, por vepron përmes trurit dhe gjendjes emocionale. Këtë varësi e kanë konfirmuar teknikat që bëjnë të mundur shfaqjen e aktivitetit të trurit.
Gjithsesi mbeten ende të pazbuluara arsyet pse paratë i bëjnë disa persona të çmenden dhe disa të tjerë të jenë indiferentë ndaj tyre. Ai që i kushtohet me mish e me shpirt kursimit, nuk është "vartës". Mund të jetë thjesht lakmues, nevojtar ose i etur për prestigj publik. Por një gjë është e qartë: paratë që janë cilësuar thjesht një mjet shkëmbimi, provokojnë emocione të forta dhe një aktivitet të madh mendor.
IkubInfo