Dopio nuancë, i errët në zonën e kapakut, me shkëlqim në pjesën poshtë vetullës. Një truk i sofistikuar prej dizajni të vërtetë ky i aktores Eva Longoria. Gjithçka e pabalancuar në favor në vështrimit, që merr rëndësinë e duhur edhe nga rimeli, i vendosur edhe në qerpikët e sipërm edhe në ata të poshtmit.
Gri, por e qeshur
Është theksuar fort syri me një gri mat, përzier me penelin e zi dhe një ngjyrë e lehtë toke në pjesën poshtë vetullës. Rimeli e bën syrin edhe më të madh, ndërsa qeshja e Arbana Osmanit i jep më shumë dritë.
Deep smoky
Sy magnetikë dhe depërtues ata të Mischa Barton-it, falë një përzierjeje mes penelit dhe hijezuesit gri metal. Për një kontrast elegant me tonet e qarta të bebeve dhe flokëve. Buzët? Absolutisht nudo!
E ëmbël
Hijezues gri-perlë mbi dhe nën sy për Miss Universe Albania, Matilda Mcini, dhe një gjurmë e fortë peneli dhe një pluhur në ngjyrë të verdhë, që neutralizon grinë e fortë.
Minimal chic
Ka lënë gjurmë vetëm në pjesën e sipërme të syrit hijezuesi gri i zgjedhur nga Julia Roberts. Make up-in e kompleton rimeli me efekt volumizues, pudra e tejdukshme dhe buzëkuqi në ngjyrë natyrale.
Theksi tek sytë
Është grimi i preferuar i stilistes Enada At’Nikolla. Pak hijezues ngjyrë gri pa shkëlqim dhe një vizë e theksuar lapsi të zi në pjesën e sipërme dhe të poshtme të syrit. Ndërkohë që për buzët vetëm pak shkëlqyes.
E ekuilibruar
Tonaliteti gri-perlë i pluhurit mbi qepalla dhe viza e hollë e penelit të zi bëjnë kontrastin e këndshëm në lëkurën e qelqtë të aktores Liv Tyler.
Më shumë se blu
Për t’i dhënë më shumë shkëlqim ngjyrës blu deti të syve të Rajmonda Bulkut, është përdorur vetëm ngjyra gri në pjesën e sipërme dhe një vizë bojëqielli në pjesën e poshtme. Kështu, bluja është edhe më blu.
Klasik
Loja zhvillohet mes sfumimit të lapsit më të errët dhe hijezuesit më të çelur. Truku i top modeles Karolina Kurkova dallon tendenca formale dhe tonet klasike.
Sy triumfues
Hije e dallueshme gri mat dhe një shtresë e fortë rimeli dhe laps i zi për pjesën e poshtme. Ky ka qenë makijazhi që Besa Kokëdhima ka zgjedhur në natën finale të Top Fest-it, ku fituesja ishte pikërisht ajo.
Marre nga : Revista Jeta