Kur femija eshte i turpshem ose i ndrojtur

Kur fëmija është i turpshëm ose i ndrojtur

Shumë shpejt ne e quajmë ndrojtjen e fëmijës si çështje karakteri, si diçka të lindur dhe që nuk ndryshon. Në të vërtetë, shpesh turpi mësohet në mjedisin ku fëmija rritet, në shtëpi, nga ju vetë. Kur edukoni fëmijën, nuk duhet të ha rroni asnjëherë se grindjet sjellin pasigurinë, kritikat sulmojnë vlerësimin e fëmijës për veten, kërkesat e tepruara sjellin frikën nga dështimi. Gjatë kohës nga 16 muajsh deri në dy vjeç, fëmija fillon të kërkojë marrëdhëniet me të tjerët, por ende është shumë i përqendruar tek vetja dhe nevojat e tij; pra është normale që mos të tregojë një dëshirë të veçantë për shoqëri. Nga 6 vjet e sipër, pjesa më e madhe e fëmijëve gradualisht i lënë këto qëndrime, të ndihmuar nga fillimi i shkollës dhe nga marrëdhëniet e vazhdueshme me moshatarët.

Si ta ndihmojmë një fëmijë të turpshëm?

Pranojeni ashtu si është. Asnjëherë mos e krahasoni fëmijën tuaj me fëmijë të tjerë. Kjo mund të bënte që fëmija të mbyllej më shumë. Sigurojeni për vlerat e tij. Mos e quani asnjëherë “të turpshëm” Nëse fëmija e dëgjon të thuhet për të kështu në familje, apo edhe më keq përpara personave të tjerë, do të fillojë të mendojë se ky është karakteri i tij dhe se prindërit kanë këtë mendim për të. Sa më shumë t’i themi se është i turpshëm, aq më i turpshëm mund të bëhet.
 

Kuptoni vështirësitë e tij

Fëmijës nuk i duhet nënvlerësuar frika që ka dhe shqetësimet e tij. Jepini çdo siguri dhe ndihmë që i duhet. Përpiquni që ai të kuptojë se duke u përballur me një detyrë, situatë të re, nuk duhet të ketë frikë se mos humbet diçka që e do shumë, dhe të mos mendojë se rezultati i provës varet vetëm nga ai. Duhet nxitur gjithnjë. Për shembull, ju mund të provoni të organizoni momente takimi midis tij dhe fëmijëve të tjerë, por me ngadalë. Mund të fillohet duke ftuar një shok të tij mbasdite në shtëpi disa herë me radhë, për të luajtur dhe për të ngrënë zemër, dhe më vonë mund të ftohet për drekë.
 

Përgatiteni për situatat

Eshtë e nevojshme të flisni me të për situata që mund t’i shkaktojnë siklet (vajtja në kopësht, në çerdhe, shoqëria në grup etj), por edhe në këtë rast mos e zgjasni shumë, se vend që t’ia pakësoni sikletin, mund t’ia shtoni. Ndihmojeni fëmijën, nëse e shihni në vështirësi, sepse do të futet në grupin e shokëve, por nuk di se si. Jepini ndonjë këshillë, pa e detyruar të bëjë diçka për të cilën nuk ndihet gati. Ka rëndësi që gjithnjë të respektoni natyrën e fëmijës dhe ritmin e tij. Prisni pra që të jetë gati të hyjnë në marrëdhënie me të tjerët, pa frikë të tepruar. Ky qëndrim do të forcojë besimin që fëmija ka tek ju dhe do t’i hapë rrugën bisedës me ju, që e ndihmon atë të kapërcejë situatat.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama