Kur kthehen syte nga muzika e lehte shqiptare

Kur kthehen syte nga muzika e lehte shqiptare

Anketa Muzikore” e kohes se xhaxhit, kthehet ne valet e radios, ndonese i kane veshur tjeter petk, “Maratona e Kenges”. Cdo gje e ka marre udhen tanime, pasi zaptimi i kengeve ka nisur ne valet e radios, por kjo rruge eshte e hapur edhe per te gjithe ata krijues, te cilet mendojne se kane nje kenge te denje per kete konkurs. Pas me se 17 vjetesh nderprerjeje, drejtori i kesaj maratone, e cila e ve ne fokus muziken e lehte shqiptare, Alfred Kacinari, shprehet se qellimi i rikthimit te kesaj maratone eshte sa terheqja edhe paraqitja e krijimtarise se re ne muziken tone te lehte, e cila vjen nen prezantimin e kengetarit Francesk Radi dhe Elda Kocit. Natyrshem ata kane preferenca! Dhe per sa kohe flitet per muzike te lehte te mirefillte shqiptare, sipas Kacinarit, “preferenca jone jane profesionistet”.

Si ne cdo gare, kenget i nenshtrohen nje seleksionimi, pasi jo cdo kenge mund te jete pjese e programit. Por, Kacinari ne asnje moment nuk ngurron te pohoje se qellimi i tyre i madh eshte terheqja e autoreve me te mire, dhe per te pasur nje edicion te kengeve me te mira ne kete gare.

Duket se muzikes se lehte shqiptare i kane mbetur vetem grimca aty-ketu, e s’ka dyshim qe perballet me nje treg komercial, ku qarkullojne kenge te rrymave muzikore nga me te cuditshmet, ndersa pirateria eshte kthyer ne tendencen me te fundit te te ashtuquajturve kompozitore te rinj. Por, duke pare ate cka vertet ndodh ne tregun e“vockel” te muzikes shqiptare, natyrshem vjen pyetja, nese organizatoret e kesaj maratone ndjehen te rrezikuar nga pirateria apo jo. A ka shans ndonje kenge e vjedhur te jete pjese e kesaj maratone?! Vet drejtori i programit, nje prej emrave me ne ze te muzikes shqiptare, shprehet se, “ka rrezik te kete edhe ketu kenge te vjedhura, ndaj edhe jane profesionistet preferenca jone e pare. Por, sidoqofte, rreziku eshte me i vogel prej pranise se tyre ne maratone”. Por kjo s’do te thote aspak qe te rinjte jane te perjashtuar prej gares per kengen e lehte shqiptare. Dhe per kete projekt jane hedhur jo pak para, duke qene nje prej programeve qe ka marre jo pak te holla nga fondi i RTSH-se.

Gara 10-mujore e muzikes se lehte

Gara 10-mujore e muzikes se lehte shqiptare, paraditen e sotme shenon takimin e saj te dyte, ku do te behet edhe prezantimi i 5 krijimeve te reja, pjesemarrese ne kete maratone, e cila do te zgjase deri ne shkurt te vitit 2008. Krijime te reja, dhe pjesemarres qe iu duhet te lene garen, ky eshte thelbi i kesaj maratone 10-mujore ne valet e Radio Tiranes. Dhe per kete thuhet se do te jete vetem publiku, ai qe vendos, pasi votat e tij jo vetem do te shpallin me te mirin, por natyrshem edhe do te eliminojne kengetare nga gara, pasi maratona i perket vetem publikut, dhe do te vendose ai cka i pelqen e cka jo. Dhe fundi padyshim qe do te kete edhe cmime, jo vetem per kengen me te mire, por edhe per performancat e tjera te kesaj maratone, e cila ne shkurt te vitit 2008, do te shpalle listen e 10 kengeve me te mira, qe jemi mesuar tanime t’i cilesojme si “Top ten”. Kenget pjesemarrese, deri ne momentin e perfundimit te gares do te jene ekskluzivitet i transmetimit i RTSH-se, me pas ato mund te shfaqen edhe ne kanale te tjera.

Pjesemarres te deritanishem ne maratone:

Redon Makashi & Bledar Sejko

Aleksander Gjoka

Edmond Mancaku

Kristi Popa

Evis Mula


Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama