Dhe secili ka mënyrat e veta të reagimit ndaj këtyre situatave. Ka prej tyre që do të shmangeshin menjëherë, por ka dhe shumë njerëz që do të mundoheshin ta mbanin një lidhej edhe në ato raste ku ajo është e destinuar të përfundojë. Nëse lidhja e juaj është në krizë, kurse dëshironi që atë ta ruani, atëherë tentoni që t’i dëgjoni disa këshilla të psikologut, para se të vendosni që të ndaheni përfundimisht.
Nëse nervozoheni dilni në ajër të pastër, sepse është e pamundur të zhvillohet dialog normal nëse jeni të revoltuar. Ka raste kur dikush ndjehet i rrezikuar të përgjigjet me sulm dhe në këto raste më së miri është që të mendohet në stilin se “jam i revoltuar, por më mirë të bisedojmë rreth problemit. Le ta bëjmë atë bisedë në drejtim të qetësimit reciprok”. Po ashtu është mjaft e rëndësishme e drejta e partnerit për monolog.
Mos e ndërprisni përderisa flet sepse ka persona që iu duket se nuk i kanë thënë të gjitha! Mendoni për partnerin i cili e flet atë që e ka në zemër. Ka raste edhe kur mesazhe të rëndësishme dërgohen edhe me fjali të shkurta dhe në ato raste është shumë e rëndësishme që partnerit tuaj t’ia bëni me dije se e keni kuptuar. Ndërmerrni aksion në përmirësimin e lidhjes tuaj dhe atë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra. Argumentoni se jeni në gjendje ta bëni një punë, sepse përderisa vetëm flisni, partneri mund t’u marrë si jo serioz.
Mos reagoni në konflikte. Nëse partneri iu kritikon pse jeni vonuar, bëjeni me dije se me atë ai po ju nënçmon dhe nëse tregon shenja të vullnetit të mirë dhe nuk ju mërzit me fjali dhe sharje, detyra juaj është që herën tjetër mos të vonoheni.
Efekti i xhelozisë në martesë
Për xhelozinë thuhet se është efekt përcjellës në martesë. E ashtuquajtura xhelozi minimale duhet patjetër të ekzistojë dhe reflektohet në atë se, partnerët mbajnë llogari në lidhje me atë se ku tjetri e kalon kohën, atëherë kur nuk janë bashkë. Xhelozia patologjike, atëherë kur gjithçka vihet nën dyshim, është diçka si shpirtërisht, ashtu edhe fizikisht e padurueshme. Këtij lloji të xhelozisë më tepër i janë të nënshtruar meshkujt dhe ata me tendenca të homoseksualizmit. Xhelozia është një lloj i paranojës. Personi ka dëshirë patologjike të kuptojë diçka, që realisht ndoshta edhe nuk mund të kuptohet dhe atëherë kur arrihet kjo, informatat e sigurta zëvendësohen me projeksione shpeshherë fiktive.
Tradhtia në martesë
Vetë tradhtia nuk do të thotë automatikisht edhe përfundim të lidhjes. Sipas disa hulumtimeve të bëra në Amerikë më se 60 % e femrave i tradhtojnë burrat, kurse 40 % të meshkujve i tradhtojnë gratë. Shikuar në tërësi edhe në rastin e tradhtive lidhja mund të mbijetojë. Nëse edhe më tej, ekziston harmonia në një sistem martesor, ai do të vazhdoj së ekzistuari. Mashtrimi paraqet një formë të gjetjes së kënaqësisë të disa nevojave të caktuara, që partnerët zakonisht i fshehin prej njëri tjetrit. Nëse dëshirohet dhe ekziston vullneti, lidhja mund të shpëtohet, që do të ishte një fitore nëse ekzistojnë fëmijë, por njëherësh martesa nuk do të thotë edhe lidhje për tërë jetën, dhe në rastet kur gjithçka duket se është e rrënuar, më së miri është që secili të shkojë në rrugë të vet.
Përgatitja psikologjike dhe kënaqësia
Akti normal që siguron orgazëm të njëkohshme, pra edhe kënaqësi maksimale për të dy partnerët, nuk arrihet që në aktin e parë të një partneri, aq më tepër kur edhe vetë partneri mashkull është shumë i eksituar. Nga ana tjetër i shkakton dhimbje femrës, prandaj edhe ajo pothuajse nuk ndjen kënaqësi . Prandaj gjatë aktit të parë nuk ka nevojë për ndonjë përgatitje erotike duke prekur zonat erogjene, por nevojiten përkëdheljet, shfaqja e dashurisë dhe kujdesi për të arritur atë që synohet.
Nga ana tjetër dhimbja që ndjen femra në këtë moment varet edhe nga përgatitja e saj psikologjike për këtë akt. Kur vajza është e përgatitur psikologjikisht dhe partneri vepron me maturi e kujdes, dhimbja do të jetë fare e lehtë dhe pa shqetësime e ndërlikime. Nëse partneri shqetësohet nga ejakulimi i parakohshëm, partnerja duhet të tregohet e gatshme për ta ndihmuar në mënyrë që ai të mos bjerrë në depresion,
Të kesh atë që dëshiron dhe ke nevojë
Çdo individ ka mënyrën e vet të të qenit i dashuruar dhe të ndjerit dashuri. Për disa njerëz dashuria bëhet përmes fjalëve, pra fjalë të cilat të thëna nga parteri i bëjnë të ndihen të ledhatuara. Për të tjerë është thjesht një veprimi, për shembull njeriu i zemrës u përgatit një filxhan çaj, apo u vendos në sfond muzikë të lehtë dhe joshëse dhe ndoshta edhe i thotë një poezi dashurie në mbrëmje.
Ndërsa për individë të tjerë dashuria është një formë komunikimi mes prekjes dhe intimitetit , strukur pranë njëri tjetrit duke ledhatuar partnerin plot eksitim. Gabimi që bëjnë çiftet në një marrëdhënie është se flasin me gjuhën e marrëdhënies së tyre, në vend që të flasin me atë të partnerit. Nëse martoheni me dikë nënkupton dashuri mes prekjesh. Nuk është e thënë që femra të bëjë të gjitha punët dhe të kujdeset për gjithçka, por kjo do të thotë të punojë me zgjuarsi, pra t’i japë parterit atë që dëshiron dhe ka nevojë.
Marrëdhëniet reciproke në një lidhje
Dashuria e vërtetë nuk duhet kuptuar si mahnitje romantike e të rinjve, që ka si rezultat bashkimin e personave të gjinive të kundërta dhe marrëdhënie të lumtura ose më pak të lumtura. Dashuria është formë e marrëdhënieve reciproke, me anë të së cilës krijohet një lidhje e ngushtë e një njeriu me botën objektive që e rrethon. Kështu dashuria bëhet qëndrim permanent dhe në çdo situatë e pranishme te individi ndaj ambientit.
Ky qëndrim në radhë të parë është bazuar në ndjenjat dhe përjetimin e thellë intim, ku gjykimi objektiv luan rol të dorës së dytë. Aq më tepër dashuria e tillë nuk është e lidhur vetëm me disa perioda të caktuara të jetës së njeriut, por është normalisht prezente të njeriu prej fëmijërisë më të hershme e deri në vdekje. Po të shohim rreth vetes, do të shohim se aftësia e të dashuruarit te njeriu ekziston gjatë gjithë jetës.