Ndodh që edhe pse jeta në çift funksionon, asaj t\'i mungojë ana e fortë e seksuale. Si i bëhet? Edhe kur ka një përputhje të mirë seksuale, mund të ndodhë që erotizmit t\'i mungojë fantazia. Bëhet fjalë për ato "devijimet" e vogla që thyejnë paksa rutinën. Është një situatë që mund të zgjasë, por që ka një zgjidhje të thjeshtë. Të pyesësh: Përse heshtet? Çfarë bëhet? Të bësh surpriza, të organizosh mbrëmje romantike dhe në shtrat të kërkosh ato gjëra që të pëlqejnë: shpesh mjafton të çlirosh fantazinë dhe emocionet.
Përputhja seksuale
Lidhjet vetëm me bazë seksuale janë gjithmonë të rrezikuara. Ka çifte që si arsye të lidhjes së tyre kanë vetëm përputhjen seksuale. Megjithëse kjo mund të vlejë vetëm për njërin prej partnerëve. Bëhet fjalë për lidhje të pabarabarta? Në përgjithësi janë burrat që i parapëlqejnë këto situata, për të evituar përfshirjen emocionale. Këto pasoja i përjetojnë gratë, të cilat nëse nuk vetëvlerësohen, besojnë se aq meritojnë. Femrat i përjetojnë mirë këto eksperienca, në momentin kur gjejnë partnerin e duhur, pra "eksperimentojnë". Por në këtë rast ato rrezikojnë, të mbërthehen në lidhje të parakohshme, që po të zgjasin, dëmtojnë vetëvlerësimin e tyre. Në një marrëdhënie duhet të vendosin të dy partnerët rreth asaj që u pëlqen të bëjnë. Shpesh herë ndodh që të vendosë ai kur duhet bërë dashuri dhe gjithmonë kërkon të drejtojë lojën, është i ëmbël dhe pasionant. Pra, një partner ideal. Është për të ardhur keq që në momentin e të bërit dashuri, kthehet në egoist. Është një situatë e shpeshtë, me rrënjë kulturore dhe psikologjike. Si lind nevoja për të drejtuar gjithmonë lojën? Nga pasiguria: ndihet superior vetëm brenda modelit tradicional të aktivit, nëse do të ishin të barabartë, ose do të ndryshoheshin rolet, pavetëdija e tij do të provokonte një krizë sigurie. Si të përballemi me situatën? Me një komunikim të butë dhe real. Për shembull, lojëra erotike që ndryshojnë zakonet e mësuara: ai nuk do të ndihet i vënë në provë e do t\'ju ndjekë natyrshëm.
Mungesa e marrëdhënieve
Ka periudha të caktuara kur abstinenca, mungesa e marrëdhënieve, mund të jetë një zgjedhje e ndërgjegjshme për t\'i drejtuar energjitë në fusha të tjera. Në përgjithësi hiqet dorë nga seksi në pritje të një takimi më domethënës. Ose, nëse preferohet që energjitë të drejtohen tjetërkund: Ndodh kur jetohet në një moment krijues. Në këtë rast është e vlefshme për të ndërtuar identitetin. Kur duhet reflektuar? Nëse abstinenca kthehet në shqetësim. Por edhe kur ekziston dëshira për të bërë dashuri, por evitohen raportet nga frika për të hyrë në kontakt me tjetrin. Ka një problem nëse është një mënyrë për të ngritur barriera.
Çifti i përkryer
Çifti i ri i përkryer është elastik. Që të dy mund të mos jenë në një mendje me njëri-tjetrin, madje edhe të grinden, por pastaj ia nisin sërish nga e para, me po atë zjarr dashurie. Çifti i ri i përkryer është spontan. Që të dy janë të hapur ndaj ndryshimit, të gatshëm për të ndryshuar mënyrën e jetesës, mendimet, humorin dhe zgjedhjet. Çifti i ri i përkryer e shfaq afërsinë e vet në prani apo në mungesë të të tjerëve. Që të dy e përkrahin pjekjen e njëri-tjetrit, dinë ta kuptojnë gjendjen emotive të tyre, edhe duke arritur t\'i fshehin deri në njëfarë mase dallimet.
Romantizmi në dashuri
Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t\'u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta. E rëndësishme është që të transmetosh dhe të përcjellësh ndjenja dhe emocione te partneri apo partnerja, duke bërë që ai apo ajo të ndihet e dëshiruar. Thuaji partneres ose partnerit "të dua", të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t\'u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.
Mos flisni pa u menduar
Nuk duhet të flasësh asnjëherë pa u menduar! Dhe kjo këshillë vlen dhe është e rëndësishme edhe për marrëdhëniet në çift. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj.
Mosha dhe jeta seksuale
IkubInfo