Shumica dhe pakica kanë rënë dakord për shumë përcaktime të reformës, por nuk kanë rënë dakord për një gjë: mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve që do të administrojnë dhe sigurojnë mbarëvajtjen e gjithë sistemit të drejtësië, përfshi emërimin e pothuajse të gjithë funksionarëve të sistemit.
Por kjo situatë në media dhe nga disa politikanë po paraqitet sikur shumica dhe pakica kanë rënë dakord për 90 përqind (ka nga ata që thonë 99 për qind) të reformës dhe ka mbetur vetëm një përqind (apo 10 përqind) për t'u dakordësuar mes palëve.
Arsyeja është sepse reformës ata i referohen në mënyrë sasiore: për sa nene të draftit të reformës është rënë dakord dhe për sa jo, apo për sa çështje (si numër) është rënë dakord e për sa jo.
Ky është një përshkrim jo vetëm i gabuar, por edhe kejtësisht keqinformues. PD dhe PS vërtet kanë rënë dakord për të gjitha çështjet me përjashtim të njërës (e cila, në fakt, prek disa çështje dhe nene të draftit të reformës), por kjo 1 çështje është çështja më thelbësore, është vendimi me ndikimin më të madh në gjithë reformën në drejtësi.
Nëse do të gjykonim për nga rëndësia është më e saktë të thuhet se është rënë dakord për 10 përqind të reformës dhe nuk është rënë dakord për 90 përqind të reformës se sa e ansjellta-- një vlerësim më i saktë, nëse do të duhej të jepej patjetër në mënyrë sasiore, ndoshta do të ishte që është rënë dakord për 40-50 përqind dhe ka mbetur 50-60 për qind për t'u rënë dakord.