Perpiquni qe te mos enderroni teper para kohe. Mund te jete qe koleget e tjere e perkrahin lidhjen tuaj eventuale dhe ju thone se do te ishit nje çift i mire, po te bashkoheshit. Me gjase fjalet e tilla ju pelqejne, sepse perpos tjerash, kjo u jep siguri qe te vazhdoni edhe me tutje ne drejtimin qe keni marre. Por, çka mendon ai, kolegu te cilin keni filluar ta shikoni me sy tjeter? Lidhja midis jush nuk mund te filloje vetem pse koleget e tjere mendojne se do te ishit çift i mire; lidhja mund te filloje vetem nese kete e doni te dy ju, ne rast se duheni.
Filloni qe t’ia beni me dije se çka ndjeni per te. Nuk jemi duke thene se duhet te shkoni e t’i uleni ne tavolinen e punes, apo t’i nxirrni gjinjte jashte sa here qe ai kalon atypari, larg qofte! Por, me gjase nuk do te gaboni nese, gjate bisedes me te, qesheni me shpesh, nese e shikoni me ngulm kur ai flet, etj...
Mos ngurroni as ta pyetni se a mund te dilni bashke. Po, kjo ka nje doze rreziku ne vetvete, por ia vlen qe te provohet. Para se ta pyetni per te dale bashke, pergatituni ne çfaredo pergjigjeje, meqe ka gjasa qe ai t’ju refuzoje, sikur qe eshte e mundur qe menjehere te thote ‘po’. Natyrisht, duhet te keni mirekuptim edhe nese nuk ju pergjigjet menjehere, meqe ka te ngjare qe ai kurre nuk ka menduar per ju ne ate menyre, prandaj i duhet kohe per te vendosur.