Kur na dhemb zemra nga futbolli

Kur na dhemb zemra nga futbolli
Te besh tifozllek per skuadren e zemres eshte normale, sidomos per ata qe jane shume te pasionuar pas futbollit. Shpesh nje ngjarje kaq e madhe si Boterori i Futbollit arrin te ngjalle interes edhe tek ata qe nuk e ndjekin sportin. Por kujdes! Shume emocion, pasion dhe vemendje mund te jene fatale per shendetin, duke rrezikuar infarkte me pasoja te pariparueshme. Ne kete perfundim kane arritur mjeket pas studimeve te ndryshme te bera per vite me radhe.

Ata qe kane dhene paralajmerimet e para ishin mjeket gjermane, te cilet kane studiuar nese kishte lidhje dhe se cila ishte ajo mes infarkteve dhe Kupes se Botes ne Futboll. Per ta gjetur kete, kerkuesit analizuan rastet e 4279 infarkteve qe u verifikuan ne Gjermani pas Boterorit te vitit 2006. Doktor Ute Wilbert-Lampen dhe koleget e tij arriten ne perfundimin se nuk eshte vetem rezultati i ndeshjes ai qe provokon stres, por edhe vet ndeshja, plot 90 minuta stres te vazhdueshem ne pritje te golit vendimtar. Nje situate qe mund te vendose perpara nje prove shume te veshtire sistemin kardiovaskular, veçanerisht kur ai ka probleme. Lajmi i studimit eshte raportuar nga e perditshmja britanike “Daily Star”, qe ben me dije se komente per kete çeshtje kane ardhur edhe nga Afrika e Jugut, qe kete vit, per te gjithe ata qe e kane harruar, do te zhvilloje Boterorin e Futbollit nga 11 qershori deri me 11 korrik. Mjeket afrikanojugore, si doktor Hoosen Vawda kujtojne: “Kjo ngjarje e rendesishme e botes se futbollit eshte menduar per t’u shijuar me shpirtin e sportivitetit, jo per te vdekur”. Nga ana tjeter, Agjencia Britanike per Standardet e Ushqimit i ka ftuar te gjithe tifozet te mbajne nen kontroll dieten e tyre.

Studime te tjera

Ne fushe nuk ka ndodhur, por spektatoreve po: 77 persona ne te gjithe Europen kane pesuar infarkt gjate sezonit te futbollit 2005-2006. Duke menduar per kete, disa mjeke sportive kane vendosur te “hetojne” nese ne stadiumet europiane, ato ku luajne klubet e medha, jane trajnuar si duhet per rastet emergjente. Pergjigjja eshte jo: mungojne defibrilatoret, nuk ka personel te kualifikuar, si dhe nuk ka programe emergjence te kodifikuar.

Klubet e medha

Studimi, i publikuar ne “European Heart Journal”, ka perfshire 187 stadiume ne dhjete vende europiane te perdorur nga 190 klubet me te medha. Rezultatet ishin tronditese: nje e katerta e stadiumeve nuk ka defibrilatore automatike, qe te shpetojne jeten ne rastet e pushimit te zemres, 35 per qind nuk ka nje procedure mjekesore te shkruar per ta perdorur ne raste emergjence dhe nje program trajnimi per masazh kardipolmonar, 52 per qind nuk ka procedura te avancuara formimi per personelin. Mats Borjesson, kardiolog i “Sahlgrenska Academy” te Gotheborgut ne Suedi, pergjegjes i studimit, ka deklaruar se jane gati rekomandime zyrtare per t’i bere te sigurta stadiumet per spektatoret. “Mes te tjerave, ne ekzaminuam stadiumet ku luajne klubet me te rendesishme, me burimet me te medha ekonomike. Ketu mungesat varen nga mosvemendja ndaj nevojave per sigurine. Ne stadiumet me te vogla apo te dedikuara sporteve me pak te ‘pasur’ te futbollit, situata eshte me te vertete e keqe”, thote suedezi.

Rreziku

Ka edhe me: nje ne kater stadiume me largesi me te madhe nga spitalet nuk kane defibrilatore. “Nje problem i vertete, sepse ne keto raste nuk mund te garantohet procedura brenda pese minutave, siç do ishte e deshirueshme. Nderkaq, eshte e kote te kesh defibrilatore nese nuk ka personel qe di t’i perdore apo ne gjendje te praktikoje masazhin kardiopolmonare”, thote Borjesson. Ka shume per te permiresuar, sepse nuk eshte i pamundur, madje eshte shume i mundur nje infarkt, ndersa ben tifozllek per skuadren e zemres. Vleresimet e eksperteve flasin per 1 rast ne 589 mije spektatore, qe nuk eshte as shume, as pak. Ndoshta jo rastesisht ne Spanje, banka qe sponsorizon kategorine A dhe B te kampionatit iberik, prej disa kohesh ka nisur te mbuloje me nje fature sigurimi “antiinfarkt” te gjithe tifozet qe shkojne ne stadium. Nga ana tjeter dihet se tifozet, sidomos ata te moshes se mesme dhe me ndonje dobesi kardiovaskulare jane ne rrezik. Edhe studimi i bere ne Gjermani gjate Boterorit te fundit te Futbollit tregoi se mundesia e infarktit dyfishohet per te gjithe ata qe emocionohen, duke pare skuadren e zemres. “Per kete eshte e domosdoshme te zbatohen procedurat e duhura ne rast emergjence dhe per spektatoret, jo vetem per atletet”, perfundon Borjesson.

Semundjet e emocioneve

Emocionet e forta, si ne rastin e ndeshjeve, shkaktojne probleme te medha me organizmin. Ato jane shkaktare te shume semundjeve. Mund te shkaktojne renien e flokeve, shqetesime ne zemer, bllokimin e kanaleve te hundes, lotim, astme, alergji te ndryshme, shtrengime ne fyt, laringjit, ankthe dhe semundje te lekures. Me e pabesueshmja eshte se per shkak te tyre mund te humben edhe dhembet. Emocionet mund te sjellin probleme me stomakun, me se shumti shfaqjen e ulceres. Mjeket kane konstatuar qe 50­70 per qind e pacienteve te te gjitha moshave, te te dy sekseve qe vuajne nga semundje organike, kane kaluar midis nje rruge te gjate emocionesh. Keto lloj semundjesh prekin veçanerisht rinine.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama