Kur ndihesh me shume se rehat me mbipeshen

Kur ndihesh më shumë se rehat me mbipeshën
Djaloshi 29-vjeçar nga Memfis, SHBA, është kaq krenar për përmasat e tij, saqë ka vendosur të pozojë i zhveshur në një seri shkrepjesh “seksi”. “Ndjehem seksi dhe atraktiv, ndaj kjo është arsyeja që unë veproj kështu,” thotë Mikey për tabloidin britanik The Sun. “Nuk e kuptoj se përse unë nuk mund të pozoj si çdo model tjetër. Normalisht nuk jam një nga ata që heqin rrobat, por për kalendarin mendoj se kjo është një gjë natyrale. Dhe, në fakt, ishte një gjë shumë çlodhëse dhe pa komplekse,” - thotë Mikey, i cili ka pozuar si një “dem i inatosur” në muajin maj, dhe me një kapele krishtlindjesh në fletën që daton dhjetor."Isha tërësisht i mbërthyer nga përgjegjësia për kalendarin Chubby Mikey, të vitit 2008,” - shton ai. “Aktualisht më duhet të rifitoj forcat dhe energjitë që kam harxhuar”. Mirë apo keq, kërkesa për kopje të këtij kalendari kanë ardhur gjithnjë në rritje.




Artikujt e fundit


Reklama

Reklama