Në Hollandë është normale që kryeministri shkon me biçikletë në zyrë, në Londër kryeministri shkon me metro, ndërsa në Shqipëri përbën lajm kur një debutet shkon në Kuvend me biçikletë. Kështu ka ndodhur sot me deputetin e PS-së Dashamir Peza, i cili ka qenë i vetmi deputet që nuk ka parkuar makinën para Kuvendit por biçikletën. “S’ka lidhje me buxhetin por me të ndjerit mirë fizikisht.”- i tha Peza tv a1 report që u interesua pse ai kishte zgjedhur të vinte me biçikletë. “Kam disa muaj që lëviz me biçikletë.
Por kam vënë re se nuk është aspak e lehtë të ecësh me biçikletë në Tiranës, ndonëse vij më shpejt sesa makina. Biçikleta të ndihmon fizikun pse jo edhe kursen paratë”- thotë Peza, duke kujtuar dhe një të mirë tjetër që ka përdorimi i biçikletës: nuk merr gjoba për shkelje të rregullave të qarkullimit me makinë. “Tani që Tahiri ka shtrënguar policinë shmang dhe ndonje gjobë,” shprehet deputeti.