Kur nxehet Sarkozi as dhuratat nuk bejne pune

Kur nxehet Sarkozi, as dhuratat nuk bejne pune
“Ti thua që e urren euron, ti nuk deshe të bashkohesh me ne dhe tani ti dëshiron të ndërhysh në takimet tona”. Kështu i është hakërryer Presidenti francez, Nikola Sarkozi, Kryeministrit britanik, David Kameron, i cili në samitin e së dielës dhe në takimet pas tij ka tentuar të këshillojë liderët e eurozonës. Dy krerët u përplasën sepse Britania po kërkonte një takim të plotë të 27 vendeve anëtare të bllokut europian të mërkurën dhe të mos linte që 17 anëtarët e eurozonës të takoheshin vetë për të zgjidhur çështjen e tyre.

“Na ke ardhur në majë të hundës ti që kritikon dhe na thua çfarë të bëjmë”, tha lideri francez. Edhe dhurata e Kameronit, një batanije ngjyrë rozë për vogëlushen e sapolindur të Sarkozisë, Giulia, nuk e lehtësoi situatën. Sarkozi “u kurdis keq” dhe tha se çdo mëngjes, në gazetat që lexonte, do të shihte ndonjë artikull mbi këshillat e Kryeministrit apo kancelarit britanik George Osborne mbi krizën e eurozonës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama