Kur partneri nuk pajtohet me mendimet dhe deshirat tuaja

Kur partneri nuk pajtohet me mendimet dhe deshirat tuaja
Jeni ju që vendosni të keni një lidhje. Ta bëni tjetrin të dashurohet dhe të filloni një marrëdhënie në çift, varet nga ju. Këngët për dashurinë na thonë se fijet e dashurisë mbështillen nga gishtat e fatit, ndërsa poetët se ajo është diçka e paprekshme, e paparashikueshme dhe vagëlluese si një fill tymi. Miqtë mund të na thonë se të gjesh njeriun e duhur është thjesht të gjesh kohën e duhur. Por sekreti për të gjetur dashurinë e vërtetë nuk qëndron në një studim të dhëmbëve e as në duart e fatit apo të kohës. Qëndron në vetëdijen tonë. Dashuria nuk rastis. Dashurinë duhet ta krijoni, tamam siç do të krijonit çfarëdo lloj gjëje tjetër. Por jo gjithmonë partneri mund të pajtohet me mendimet dhe dëshirat tuaja.

Diferencat dhe distanca

Secili ka preferencat dhe shijet e veta. Kështu shfaqen eksplorimet e tipit të partnerit dhe diferencat. Mund të fillojë edhe nga një: “Çfarë filmi të pëlqen të shohësh?” Sigurisht që jo ndonjë nga ata filmat me aksion dhe pa pikë ndjenje që të pëlqejnë të shohësh ti! Fillon të theksosh mospërputhjet dhe diferencat. Në vazhdim vjen faza e “eksplorimit”, gjatë së cilës tentohet të distancohesh nga tjetri. Në këtë periudhë fillon të të pëlqejë të dalësh me miqtë e tu pa partnerin, ose të regjistrohesh në palestër, ose të merresh me një hobi tëndin, të cilin e kishe lënë pas dore.

Ky largim i momentit i ndihmon individët në çift të rigjejnë unin e tyre të humbur, që ishte lënë mënjanë përkohësisht, për të qëndruar më pranë partnerit. Bëhet fjalë për një fazë delikate. Shumë çifte nuk arrijnë ta kapërcejnë pa u prekur nga kjo gjë. Nëse kjo fazë kapërcehet pa e paragjykuar raportin, kalohet në fazën e “riafrimit”, në të cilën të dy kanë ide më të qarta mbi faktin se cilët janë dhe çfarë duan nga ky raport. Në këtë pikë mund të arrihet të mësohet të “bashkëpunosh” për një qëllim të përbashkët dhe çifti mëson të mos jetojë më vetëm për veten e tij, por edhe për të tjerët, p.sh. fëmijët.

Në fund të këtij udhëtimi njihet dhe pranohet partneri për atë që është në të vërtetë, mund të zbulohet që defektet që ai ka të pëlqejnë, sepse e bëjnë atë të jetë një person i veçantë, favorizohet zhvillimi i plotë dhe i hapur i personalitetit të të dy palëve. Në varësinë afektive, përkundrazi, gjithçka ka ndaluar, asgjë nuk transformohet, por gjithçka përsëritet me një shigjetë të hidhur vuajtjeje dhe pakënaqësie.

Nuk është një fazë e raportit, por një skenar unik që rishfaqet gjithmonë në të njëjtën mënyrë, dhe në të cilin protagonistët duket sikur kanë gjithmonë të njëjtin rol gjatë gjithë vazhdimësisë së marrëdhënies.

Çfarë duhet bërë nëse ndërgjegjësohesh se e do tjetrin më shumë se ç’duhet, se nuk ke një jetë tënden të pavarur dhe të kompletuar edhe jashtë asaj në çift?

Kujt t’i drejtohesh? Kush dashuron shumë, ka pretendimin të manipulojë partnerin, ndjen nevojën të ndërhyjë duke ndryshuar realitetin dhe ka vështirësi të mëdha për të pranuar tjetrin për atë që është. Duke e mbajtur tjetrin nën kontroll, mendohet gabimisht të kontrollohen edhe ndjenjat. Të ndërgjegjësohesh për këtë sjellje do të thotë të bësh një hap të rëndësishëm përpara. Nëse varësia afektive të shtyn të kontrollosh tjetrin, gjëja e parë për t’u bërë është të mos bësh më asnjë lëvizje, dhe të mos veprosh më me kontroll. Por të fillosh të pranosh realitetin dhe mbi të gjitha veten tënde. Të shohësh realitetin ashtu siç është dhe të vlerësosh partnerin për atë që është, të ndihmon pa diskutim të marrësh vendime të shëndetshme dhe të dobishme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama