Kur politikanet behen boksiere. Ja 10 sherret me te bujshme ne bote

Kur politikanet behen boksiere. Ja 10 sherret me te bujshme ne bote
Ditët e fundit parlamenti shqiptar është kthyer në një arenë grushtesh e sherresh, të denjë për një tavernë ku të papunët e pirë zihen sepse s’kanë me çfarë merren tjetër. Sigurisht, ky nuk është sherri i parë në parlamentin shqiptar, por s’është as i vetmi i ndodhur në një parlament. Në mbarë botën ka mjaft precedentë të sherreve me përmasa të mëdha. Para disa kohësh në parlamentin e Tajvanit, sipas “Taipei Times” njoftoi se grindja me fjalë degjeneroi në kaos pasi deputetja Wang Shu-hui i gjuajti me këpucë kryetarit të parlamentit, Wang Jin-pyng.

Këpuca nuk e kapi dot objektivin, por u përplas në fytyrën e një deputeti tjetër e shumë shpejt parlamenti u përfshi në një ndeshje masive boksi. Një vit para se deputetja Wang Shu-hui t’i gjuante me këpucë kryetarit, ajo mbërtheu një propozim të shkruar për krijimin e transportit direkt me Kinën dhe e futi në gojë. “Taipei Times” raportoi se liderët e opozitës i shkulën flokët duke u përpjekur ta detyronin që ta nxirrte, por përpjekjet e tyre dështuan.

 Më pas ajo e nxori dhe e grisi copa-copa. Në maj të vitit 1856, Senati amerikan u kthye në një dhomë luftimi, kur Preson Brooks, një demokrat pro-skllavërisë nga Karolina e Jugut hyri dhe i gjuajti me shkopin e tij me kokë metali senatorit Charles Sumner. Brooks i gjuajti disa herë, duke e gjakosur Sumner teksa ai vraponte nëpër dhomë duke kulluar gjak. Kjo për arsye se Sumner e kishte quajtur “kafshë”. Vitin e kaluar në Atlanta u shfaq një skenar, i denjë për një film vampirësh, kur ish-sherifi i DeKalb, Sidney Dorsey rrëfeu se kishte urdhëruar vrasjen e rivalit të tij politi, Derëin Broën. Sipas mediave, Broën u qëllua 11 herë teksa ecte në trotuarin para shtëpisë së tij, kur po kthehej nga festë, ku ishte diplomuar nga Akademia e Sherifit dhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.

Në vitin 1997 asambleja e shteti tnë Pradesh, Indi, shpërtheu në sherre  shumë të mëdha kur po diskutoheshin çështje të ndjeshme të të drejtave të njeriut. Anëtarët e minorancës u vërsulën drejt karriges së kryetarit të parlamentit, duke hequr mikrofonët e duke i vërtitur si shigjeta në ajër. Politkanët më pas filluan të përleshen me njëri-tjetri e skena përfundoi me ardhjen e ambulancave. Gjatë një takimi në Pragë, Miroslav Macek zbriti nga podiumi dhe tha se i duhej të merrej me një çështje personale. Sipas BBC, ai shkoi drejt rivalit të tij, ministrit cek të Shëndetësisë, David Rath dhe i gjuajti me shpullë pas koke.

“Ministri Rath ishte paralajmëruar paraprakisht. Ai e meriton”, tha Macek për audiencën. Ndërkohë Rath i tha, “pse nuk më sulmon nga para se burrat” dhe përleshja mes tyre vazhdoi. Në vitin 1789, në kongresmeni amerikan, Roger Grisëold i Konektikatit sulmoi përfaqësuesin e Vermontit, Mathew Lyon me një shkop arre, sipas një eseje të botuar nga universiteti i Virxhinias. Lyon u përpoq të mbrohej nga goditjet e përsëritura dhe më në fund arriti tek oxhaku, mori një karrocë dorë dhe ia vërviti Grisëold. Në zgjedhjet e nxehta presidenciale të vitit 2006, deputetët e majtë nisën beteja me grushte dhe duke hedhur karriget drejt njëri-tjetrit, një orë përpara se Felipe Calderon të betohej si presidenti i ri i Meksikës. Deputetët e majtë u përpoqën të bllokojnë dyert e parlamentit, por Calderon ia arriti të kalonte mes përmes barrikadës njerëzore dhe të përmbushte qëllimin e tij.

1. Sherri me këpucë në Tajvan

Para disa kohësh në parlamentin e Tajvanit, sipas “Taipei Times” njoftoi se grindja me fjalë degjeneroi në kaos pasi deputetja Wang Shu-hui i gjuajti me këpucë kryetarit të parlamentit, Wang Jin-pyng. Këpuca nuk e kapi dot objektivin, por u përplas në fytyrën e një deputeti tjetër e shumë shpejt parlamenti u përfshi në një ndeshje masive boksi.

2. Bëmat e parlamentit tajvanez

Një vit para se deputetja Wang Shu-hui t’i gjuante me këpucë kryetarit, ajo mbërtheu një propozim të shkruar për krijimin e transportit direkt me Kinën dhe e futi në gojë. “Taipei Times” raportoi se liderët e opozitës i shkulën flokët duke u përpjekur ta detyronin që ta nxirrte, por përpjekjet e tyre dështuan. Më pas ajo e nxori dhe e grisi copa-copa.

3. Goditja me shkop metali në senatin amerikan

Në maj të vitit 1856, Senati amerikan u kthye në një dhomë luftimi, kur Preson Brooks, një demokrat pro-skllavërisë nga Karolina e Jugut hyri dhe i gjuajti me shkopin e tij me kokë metali senatorit Charles Sumner. Brooks i gjuajti disa herë, duke e gjakosur Sumner teksa ai vraponte nëpër dhomë duke kulluar gjak. Kjo për arsye se Sumner e kishte quajtur “kafshë”.

4. Goditje kundërshtarit

Vitin e kaluar në Atlanta u shfaq një skenar, i denjë për një film vampirësh, kur ish-sherifi i DeKalb, Sidney Dorsey rrëfeu se kishte urdhëruar vrasjen e rivalit të tij politi, Derëin Broën. Sipas mediave, Broën u qëllua 11 herë teksa ecte në trotuarin para shtëpisë së tij, kur po kthehej nga festë, ku ishte diplomuar nga Akademia e Sherifit dhe ditëlindja e bashkëshortes së tij.

5. Sherri në parlamentin indian

Në vitin 1997 asambleja e shteti në Pradesh, Indi, shpërtheu në sherre  shumë të mëdha kur po diskutoheshin çështje të ndjeshme të të drejtave të njeriut. Anëtarët e minorancës u vërsulën drejt karriges së kryetarit të parlamentit, duke hequr mikrofonët e duke i vërtitur si shigjeta në ajër. Politkanët më pas filluan të përleshen me njëri-tjetri e skena përfundoi me ardhjen e ambulancave.

6. Shpulla ceke

Gjatë një takimi në Pragë, Miroslav Macek zbriti nga podiumi dhe tha se i duhej të merrej me një çështje personale. Sipas BBC, ai shkoi drejt rivalit të tij, ministrit cek të Shëndetësisë, David Rath dhe i gjuajti me shpullë pas koke. “Ministri Rath ishte paralajmëruar paraprakisht. Ai e meriton”, tha Macek për audiencën. Ndërkohë Rath i tha, “pse nuk më sulmon nga para se burrat” dhe përleshja mes tyre vazhdoi.

7. Goditja me shkop arre dhe karrocë me rrota

Në vitin 1789, në kongresmeni amerikan, Roger Grisëold i Konektikatit sulmoi përfaqësuesin e Vermontit, Mathew Lyon me një shkop arre, sipas një eseje të botuar nga universiteti i Virxhinias. Lyon u përpoq të mbrohej nga goditjet e përsëritura dhe më në fund arriti tek oxhaku, mori një karrocë dorë dhe ia vërviti Grisëold.

8. Përleshja meksikane

Në zgjedhjet e nxehta presidenciale të vitit 2006, deputetët e majtë nisën beteja me grushte dhe duke hedhur karriget drejt njëri-tjetrit, një orë përpara se Felipe Calderon të betohej si presidenti i ri i Meksikës. Deputetët e majtë u përpoqën të bllokojnë dyert e parlamentit, por Calderon ia arriti të kalonte mes përmes barrikadës njerëzore dhe të përmbushte qëllimin e tij.

9. Lufta me fjalë

Doris J. Allen, e cila ka shërbyer si kryetare e Asamblesë së Kalifornisë u nervozua kur humbi zgjedhjet në vitin 1995 ndaj një republikani. Sipas gazetës “Washington Monthly” ajo i sulmoi republikanët me një fjalor, jo të hijshëm, duke e bërë të dukej sulmin e saj verbal shumë herë më keq se sa një sherr me grushta. Më pas vendosi të hiqte dorë në politika.

10. Dhe ti, Brut

Në mars të vitit 44 para Krishtit, Jul Cezari u vra nga një grup senatorësh, duke përfshirë dhe mikun e tij të mirë Brut. Kur ai shkoi në senat dhe u përball me vdekjen e pa se miku i tij Brut, ishte i përfshirë në komplotin kundër tij ai ia la vetën në dorë fatit dhe i dha Shekspirit ushqim për një prej frazave të tij më të famshme.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama