Armiku numër një në një çift është rutina dhe të menduarit se në lidhjen e tyre nuk ka më asgjë për të zbuluar. Një tradhti mund të jetë si një rrufe në një qiell të qetë, që vjen e vendos disa siguri. Na bën të kuptojmë dhe të qartësojmë shumë gjëra mbi atë çka duam. Tradhtia në bën të hapim sytë dhe në këtë aspekt është pozitive për jetën në çift.
Nuk mund të përgjithësohet: ajo që mund të ndihmojë një çift, mund të shkatërrojë një tjetër. Tradhtia shpesh mund edhe ta përkeqësojë situatën. Sigurisht që ka shumë histori që përfundojnë pozitivisht nga kjo eksperiencë, por gjithmonë duhet pasur kujdes: shumë shpesh një tradhti e shkatërron një lidhje sentimentale, në vend që të zgjidhë problemet që ajo ka.
Të përdorësh tradhtinë për të përmirësuar situatën në një çift mund të jetë e rrezikshme, sidomos në rastet kur ajo zbulohet nga partneri. Me pak fjalë: asnjë avantazh nga tradhtia nuk do të arrijë të kompensojë rreziqet dhe vuajtjen që mund të shkaktojë. Asnjëherë tradhtia nuk rekomandohet si metoda për të shpëtuar një çift në krizë.
Kështu nis të tregojë historinë e saj Daniela, me profesion gazetare dhe moshë 27 vjeçe. “Unë dhe Paolo ishim bashkë prej dy vjetësh: raporti ynë ishte thuajse perfekt përveçse një mungese të theksuar komunikimi. Atë verë Paolo, sapo kishte ndryshuar punë, nuk mund të shkonte me pushime dhe unë kisha shkuar te shtëpia ime në det me familjen. Aty njoha Françeskon, një djalë shumë simpatik me të cilin kalova pjesën më të madhe të pushimeve të mia. Kishte një tërheqje të madhe mes nesh dhe kisha përshtypjen se ai ishte shpirti im binjak. Edhe pasi u kthyem në qytet i mbajtëm kontaktet me njëri-tjetrin. Imagjinoj shpesh Françeskon dhe faktin e si mund të isha me të. Verën tjetër u ripamë sërish në det. Tashmë ai ishte bërë një fiksim për mua. Pas zënkës së parë telefonike më Paolon vendosa të shkoja në shtrat me të. Bëmë dashuri në plazh. Gjithçka do të kishte qenë perfekte sikur të mos kisha kuptuar pikërisht në atë moment se sa shumë e doja Paolon. Françesko ishte ndryshe nga ajo që kisha imagjinuar. Një ditë më pas fillova të angazhohesha shumë për të shpëtuar historinë time me Paolon. Flisja ndonjëherë me Françeskon, por ajo e jona u kthye në një miqësi shumë të bukur. Përkundrazi e falënderoj që më bëri të kuptoj, vlerën e historisë sime të dashurisë, që tani ecën më mirë se kurrë.
“Ditën që vendosëm të martoheshim i dashuri im më tregoi se më kishte tradhtuar shumë herë me një nga ish të dashurat e tij. Fillimisht, pavarësisht zhgënjimit e vlerësova shumë sinqeritetin e tij. I lajmëruam të gjithë se do të martoheshim ashtu siç e kishim parashikuar. Por në të vërtetë nuk e kisha kaluar të gjithë inatin. Raporti ynë filloi të shkatërrohej ngadalë: i bëja vazhdimisht skena xhelozie, e kontrolloja si e fiksuar, nuk e lija të dilte me miqtë, doja të dija gjithçka për atë që ai bënte. Me pak fjalë një ankth i vërtetë për të dy. Gjatë një feste takova një nga ish të dashurit e mi. Përfunduam në shtrat së bashku. Nuk po e bëja për t’u hakmarrë, por për t’u ngushëlluar. E vërteta ishte se më bëri shumë mirë. E kuptova se e doja akoma më shumë të dashurin tim, se tradhtia kur nuk shoqërohet nga ndjenja nuk ka vlerë. Duke e tradhtuar e ndjeva veten të barabartë. Tashmë mund të ishte e mundur të nisnin gjithçka nga fillimi. Kjo ishte historia e Anës, një biznesmene 31-vjeçare.
Rizbulova dashurinë
Me Fabion isha mirë, por edhe pa të. Pas shtatë vjetësh bashkë, kisha dëshirë ta lija she shumë frikë të qëndroja vetëm. Ishte atëherë që njoha një djalë simpatik dhe të sjellshëm që për ironi të fatit quhej Fabio. Ishte ambicioz, dinamik i gëzueshëm, me pak fjalë gjithçka që nuk kishte Fabio “im”. Nisa ta frekuentoja gjithmonë e më shpesh: isha mirë me të, por më mungonte buzëqeshja e Fabios, sytë e tij të zinj veprimet e tij të sjellshme. Djaloshi që kisha përballë nuk bënte që tjetër veçse të mendoja për personin me të cilin kisha kaluar shtatë vitet e fundit të jetës sime. Fabio, i dashuri im, nuk e mori vesh kurrë për Fabion tjetër. Por sjellja ime ndaj tij ndryshoi, duke i dhënë mundësi lidhjes sonë të gjente një ekuilibër të ri.
Ja se çfarë tregon Letizia, 36-vjeçare me profesion infermiere. Gjithmonë kam pasur përshtypjen se historia jonë do të përfundonte keq. Ndoshta nuk isha e dashuruar...nuk e di. Por edhe ai nuk më dukej shumë i dhënë. Nuk më pëlqente mënyra se si ai reagonte ndaj veprimeve të mia dhe shpesh përfundonim duke u zënë dhe me javë të tëra pa folur. Një darkë, shumë e pakënaqur përfundova duke bërë dashuri me Pieron, miku i një shoqes sime me të cilin kisha qenë në një festë ku kisha pirë pak. Dy ditë më pas, i dashuri im lexoi një e-mail që pa dashje e kisha lënë hapur në ekranin e kompjuterit. Aty Piero, duke më kujtuar atë se çfarë kishte ndodhur një fundjavë më parë, më bënte qindra komplimente dhe në fund shkruante “shpresoj se i dashuri yt ta kuptojë se çfarë vajze ka në krah”. Mendoj se në atë moment ai hapi sytë. E kuptoi se për të ndenjur me të duhej të përkujdesej shumë për mua. Kaluan dy muaj para se ta kuptoja se ai e kishte lexuar atë e-mail. Folëm vetëm një herë dhe pastaj nuk e zumë më në gojë atë që kishte ndodhur.