Do të pranonit të ‘kryqëzoheshit’ në Facebook, me një foto tuajën teksa mbani në dorë një letër ku të pranonit se keni tradhtuar bashkëshorten? Ndoshta jo, vetëm nëse jeni të vendosur të rifitoni të dashurën tuaj, siç ka bërë Ivan Lewis, nga Shtetet e Bashkuara, i cili u nda nga bashkëshortja e tij, Sonya Gore me të cilën ishte martuar në 2010-ën, pasi ajo e kapi duke e tradhtuar me një tjetër.
Ivan i kërkoi falje bashkëshortes së tij, por e vetmja mënyrë që ajo ta falte për tradhtinë ishte që ai të kërkonte ndjesë me një foto në Facebook dhe fotoja të merrte të paktën 10 mijë ‘like’.
Ivan e publikoi foton me mbishkrimin: “Kam tradhtuar gruan time, dhe në kllapa: ajo ishte e shëmtuar.
Megjithëse në fillim iu duk misioni i pamundur të merrte aq shumë pëlqime me një foto të tillë ku pranonte se ishte tradhtar, ai arriti ka kalonte edhe shifrën e vënë nga bashkëshortja e tij, dhe çuditërisht numrin më të madh të ‘like’-ve e mori nga femrat. Dhe, çmimi i poshtërimit publik të paktën ia vlejti, pasi bashkëshortja e Ivan e mbajti fjalën dhe e pranoi faljen e tij.