Mjekët rekomandojnë që në dietën e përditshme të mos mungojnë asnjëherë ushqimet e pasura me hekur, si mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta, etj. Dhe në rast se dhembjet e barkut bëhen të shpeshta, mjekët këshillojnë përdorimin e frutave të freskëta që përmbajnë vitaminë C, e cila ndihmon në absorbimin ose marrjen e hekurit. Nëse pimë kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit, sepse vështirësojnë absorbimin e hekurit.
Hurmat
Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhembjet e barkut. Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët, etj. Në vendet arabe, hurma është ushqim kryesor, i cili shuan urinë për shkak të përbërjes së celulozës. Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë kundër dhembjes së barkut si dhe anemisë. Fiku është një frut që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Në mjekësinë popullore ai përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Fiku rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i jep organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë duhet të përdoret nga të gjithë ata persona që kanë probleme me jashtëqitjen. Ushqime të pasura me hekur mish, peshk, shpretkë, vezë, perime, fruta që përmbajnë vitaminë C, etj.
Kafe dhe çaj
Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t’i marrim dy orë para ose pas ushqimit. Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhembjet e barkut. Për kurimin e sëmundjes së barkut në mjekësinë popullore përdoren pothuajse të gjitha pjesët e bimës, frutat, gjethet, degët, rrënjët. Dhembjet e barkut.
Dielli shëron dhëmbët e barkut
Për të gjithë ata persona që kanë probleme kronike me barkun, si dhe dhembje të vazhdueshme, mjekët rekomandojnë rrezet e diellit. Sipas studimeve, është vënë re se sa më shumë njerëzit të qëndrojnë në diell, aq më shumë organizmi e “mirëpret” këtë gjë dhe adaptohet në favor të tij.
Fiku, efikas për dhembjet e barkut
Fiku është një frut që përmban shumë karbohidrate, albuminë, yndyrë. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme. Rekomandohet të përdoret nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që ndiejnë shumë të ftohtë, pasi i jep organizmit forcë dhe nxehtësi dhe në mënyrë të veçantë duhet të përdoret nga ata që kanë probleme me jashtëqitjen.
Shega, ilaçi qetësues i stomakut
Shega është një tjetër frut që ka gjetur përdorim të gjerë në mjekësinë popullore. Në sajë të përbërësve të saj, shega ka dhënë efekte të mira kuruese për sëmundjet e stomakut. Lëngu i shegës përdoret me sukses në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve. Ai është freskues dhe mënjanon toksinat (helmet) e organizmit. Lulet e shegës përmbajnë taninë dhe kanë veti rrudhëse e tonike. Për këtë ato rekomandohen të përdoren për dhembjet e barkut, për hemorragjitë, hemorroidet (majasëlli), si dhe për gargara (shpëlarje të gojës) kundër ënjtjes së bajameve dhe acarimeve të mishrave të dhëmbëve.
Përgatitja e çajit
Merrni 20-30 gr lule shegë në një litër ujë dhe vini të zihen për gjysmë ore. Nga ky merrni 2-3 gota çaji në ditë. Lëvozhga e thatë, para se të përdoret, duhet të vihet në ujë për disa orë që të zbutet. Çaji i lëvozhgave të shegës përdoret kundër diarreve, si dhe për luftimin e krimbave parazitarë të zorrëve. Lëvozhga e frutave të shegës lufton me sukses amebat, të cilat e dobësojnë shumë organizmin, veçanërisht fëmijët. Për këtë merren 8 lëvozhgat e një kokrre shegë, vendosën në një enë prej balte dhe zihen në gjysmë litri ujë derisa të mbetet gjysma e sasisë së ujit. Pasi ftohet lëngu, pihen dy gota likeri në ditë, një në mëngjes e një në darkë, gjithmonë para buke, për 10-15 ditë. Pa përdorur tjetër ilaç, organizmi do të çlirohet nga amebat.
Aparati tretës
Qendra operative e makinerisë së tretjes nuk merret vetëm me analizimin e përbërjes së ushqimit, nivelit të kripës dhe përqindjes së ujit apo vetëm me bashkërendimin e mekanizmave të përtypjes dhe tretjes. Përveç këtyre, ai mban nën kontroll edhe baraspeshën e përsosur te lëndët bazë të nervave, hormonet që mund të stimulohen dhe sekretet që duhen ruajtur. Sipas specialistëve të mjekësisë, përgjatë 75 vjetësh jetë në trupin e njeriut kalon më tepër se 30 tonë ushqim dhe 50 000 litra lëng nëpër zorrë. Kështu, ‘trurit’ të barkut i del për detyrë të analizojë me miliona lëndë kimike dhe të mposhtë miliona helme apo rreziqe të tjera të ardhura me ushqimin, punë të cilën ai arrin ta bëjë me një shkallë të lartë inteligjencë. Zorra është organi me imunitetin më të madh në trupin e njeriut në të cilën gjenden më tepër se 70 për qind e qelizave mbrojtëse. Barku dhe koka janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ajo që ndodh në kokë përcillet përnjëherë edhe në bark. Në rastet kur ndonjë helm arrin të depërtojë në trup, truri barkor e ndjen rrezikun dhe dërgon sinjale alarmi për në kokë.