Ne diten kur muslimanët në botë festojnë Kurban Bajramin, rreth 3 milionë pelegrinë u mblodhën në Mina mëngjesin e sotëm në ditën e tretë të ritualit të Haxhit dhe u drejtuan drejt urës Jamarat për të gjuajtur me gurë muret që simbolikisht përfaqësojnë djallin. Ky rit është dhe një nga më të rrezikshmit pasi në të kaluarën ka pasur edhe viktima. Pas këtij ritmi pelegrinët presin flokët, bëjnë kurban dhe drejtohen drejt Xhamisë së Madhe në Mekë, ku do të marrin pjesë në ritualin e njohur si kabba. Por pelegrinazhi në Mekë ka shënuar edhe viktima, si pasojë e motit të keq. Më shumë se 80 persona kanë humbur jetën. Mësohet se mijëra pelegrinë të tjerë kanë mbetur të bllokuar në qytetin e Xhedahut për shkak të përmbytjeve.
Reuters