Kure paralindjeje per sindromen Down

Kurë paralindjeje për sindromën Down
Disa ekspertë mendojnë se në bazë të sindromës ka edhe disa faktorë përtej cështjes së kromozomeve. Të dhënat e një kure të mundshme janë publikuar në revistën “New Scientist e Obstetrics and Gynecology”. Doktoresha Catherine Spong, koordinatore e studimit dhe kërkimit të bërë shpjegon që falë një kure mund të eleminohet efekti që sindroma Down ka mbi dy proteina, Nap e Sal, që shkaktojnë pasoja në zhvillimin mendor.

Për të parë efektet studiuesit kanë mbajtur në vrojtim dy grupe minjsh me këtë sindromë. Njëri në trajtim para lindjes dhe tjetri pa trajtim. Rezultatet ishin befasuese, por megjithëkëtë kërkuesit janë të rezervuar. Kjo, sepse, edhe pse terapia ka dhënë rezultate mbi minjtë, nuk është e thënë që të kenë të njëjtin reagim edhe tek njërezit. Para se të eksperimentohet tek njerëzit kërkuesit duhet të ndjekin për një periudhë eksperimentet për të parë efektet pozitive në vazhdim e sipër të kurës. Nëse në të ardhmen kura do të jetë efikase, atëherë lajmi i mirë për të gjithë do të jetë i mirëpritur. Do të ketë një përmirësim të jetës së mjaft personave.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama