Zbulimi, bërë në një studio të madhe të ADN-së, mori në shqyrtim më shumë se 36 mijë evropianë, diabetikë ose jo diabetikë, të të gjitha moshave. Ndihmuan për këtë studim Imperial College në Londër, këshilli kombëtar i kërkimeve franceze CNRS, “Lille University” dhe “McGill University” në Kanada. Të gjitha u publikuan në revistën “Nature Genetics”.
Ekspertët zbuluan një lloj mutacioni në gjenin "MTNR1B" që për shkëncëtarët u etiketua si "hormoni i gjumit". Melatonina është një rregullues i rëndësishëm i ritmit gjumë/zgjim, dhe prodhohet gjatë natës, duke arritur një lloj kulmi gjatë kësaj kohe, ndërkohë që gjatë mëngjesit nis e pakësohet.Përkundër kësaj, insulina hormoni që rregullon sheqerin në gjak prodhohet gjatë ditës, ndërkohë që gjatë natës prania e saj vjen duke u zvogëluar. Prej kohësh dihej se të flije pak bën keq për shëndetin dhe kjo ishte e lidhur më rrezikun e diabetit, por nuk diheshin deri më tani arsyet. Studimi, i drejtuar nga Philippe Froguel arriti të bënte lidhjen mes dy problemeve.
Gazeta: Shekulli