Kurora e Gjelber ose Si po asfiksohet Tirana?!

Kurora e Gjelber ose Si po asfiksohet Tirana?!
Pak e vjeter. Pietro Quaroni, diplomati i njohur italian, permend sesi komuniteti i te huajve ne Tirane ne vitet ‘30 e kishte shume per qejf nje rrefenje per shqiptaret. Zoti kishte zbritur ne Toke, por ishte deziluzionuar shume prej ndryshimeve. Civilizimi i vdekatareve e kishte trembur. Befas aura i kishte ndritur serish. Kishte mberritur ne Shqiperi dhe vendi ishte ashtu si e kishte krijuar...me natyren krejt te virgjer. Ndoshta, kete barcalete, nje vdekatar jo fort i zakonshem, Sekretari i senatorit Lorenzo Bernardo ne shek XVI e shikon natyrshem :”Lame ne te djathte fushen e Matit, ecem ne faqe te maleve dhe u ngjitem ne nje breg dyllor me dushk mjaft te madh ne te cilen morem dy ore udhe. Ky quhet pylli i Shperdhetit.

 Kapercyem dy ujera dhe nje perrua dhe, si dolem nga pylli hyme ne nje fushe te madhe dhe te famshme te Skenderbeut te quajtur Tirane dhe e rrethuar me malet e Krujes, qytet fisnik i Shqiperise qe ka qene me pare ne zoterim te zoterve tane(Venedikut)”. Ne teme Pak shekuj me vone, Shqiperia e natyres se virgjer, eshte thjesht nje iluzion. Ndersa ne zhurmen e makinave te tonazheve te ndryshme, qe i ngjiten ngeshem kodrave pas liqenit, ne zonen e identifikuar si Garunje e qe perkon me administrimin e Komunes se Farkes, ne tre ish-notare, qe pretendojme se e njohim mire vendin, e kemi gati te veshtire, qe ta precizojme se ku ‘jemi’. 15 vjet me pare, na duhej qe ne kete vend, qe njihej si pragu i Kurores se Gjelber te qytetit, te benim stervitjen dhe mushkerite tona, t’i faleshin ajrit dhe mrekullise se tyre. Tashme ajo kohe eshte larg. eshte koha e nje betonimi te frikshem, qe e ka nderruar te gjelbren e mjedisit me hirnosjen e betonit. Ne jemi bash te habitur perballe njeres nga kodrinat, ne kete vend, qe njihet si Garunje, ngaqe ajo po zhvishet ngadale nga te gjitha anet. Ne fakt keshtu ka nisur dhe me keto pallatet pak me tutje, qe dikur nisen keshtu...po ‘thjesht’.

Fillimisht, u prene pak ullinj. U germua dhe Ja rezultati... E gjitha i ngjan nje imazhi surreal dhe kjo na ben qe te fotografojme vete. Te pakten te mbese, ajo qe mund te mbese ne kujtimin e celuloidit. Nuk i ngjan pak vales se tifozerise, qe ngrihet ne stadium,- thote dikush. Po, por humori i zi s’kaperdihet gjithmone. Makinat dhe subjektet, qe sot kane filluan te zhveshin kodrat jugore te Tiranes, ne pjesen e Farkes, Dajtit e kudo ku jane masat me te mira te mushkerive te Tiranes, e kane shtrire pak nga pak pushtetin qe pas Kopshtit Zoologjik e ne te gjithe drejtimin e asaj qe njihet si Kurora e Tiranes. Ne kete lagje te re kryeqytetase, qe eshte gati 200-300 metra tutje Kopshtit Zoologjik, mund te shikosh vertete ate qe Homo Albanicus i ka bere natyres. Germime te fresketa. Peme te prera. Jemi pa goje. Betonimi po i afrohet frikshem dhe disa lendinave qe jane fill mbi liqen. Ne fakt, ka qene e paralajmeruar sepse qe pas vendimit te Qeverise Meksi me 1996, kjo zone do te tjetersohej pandalshmerisht frikshem. Qarku fajin e delegonte te KKRT, qe ne menyre te vazhdueshme s’ka begenisur per zhvillimin normal te periferise. E ka lene te qete kaosin dhe makuterine. Ne nje mbledhje te fundit, qe eshte bere ne ate kohe, ka qene pika 8 e rendit te KKRT-se qe ka mbetur e paprekur?!! Bash, ajo...

Ashtu si kinse do mbeteshin shume gjera pa u prekur, per t’ua lene ne dore pastaj atyre qe e rregullonin kete pune. Pallatet gjashtekateshe nje nga nje i zune vendin gjelberimeve, pas Liqenit Artificial, kurse pasiviteti i njerezve u dha hov ketyre biçim konkuistatoreve shqiptare. KRRTSH ne miratimin e studimeve dhe parqeve te qyteteve, parqeve kombetare, etj., nje dite mori edhe studimin e Farkes, qe u miratua me vendim te KRRTSH Nr.1, date 7.02.2006. Kodrat ne jug te Tiranes nuk shquhen per biodiversitet, prandaj shpallja e tyre si zona te mbrojtura nuk mund te mbeshtetet ne ligjin 8906, date 6.6.2002 “Per zonat e mbrojtura”.

Dhenia e nje statusi te veçante me VKM territoreve te miratuara si parqe ne studimin mjedisor dhe rajonal te zones se Farkes, do shkruanin ne projektin e tyre ambjentalistet dy vjet me pare. Harroje. Ndertesat shumekateshe, sot jane shtrire ne te gjitha drejtimet e Kurores, duke gelltitur ngadale siperfaqe te tera te gjelberta qe dikur sherbenin per çlodhjen dhe argetimin e banoreve te kryeqytetit. Blloku i ri i banesave, qe tashme njihet konvencionalisht si Blloku te rruga “Komuna e Parisit” i mori fillimisht pa shume ze kodrat e gjelbra ne jug te Tiranes. Pak zerat ne shtyp u mbyten, ndersa ndertuesit duket se i lane rruge njeri-tjetrit.

Me pas ndertimet u shtrine ne rrethinat e Kopshtit Botanik, Kopshtit Zoologjik dhe kodrat e Selites, qe dikur formonin te plote ne kete pjese te kryeqytetit, Kuroren e gjelber te Tiranes. Tashme duket e larget edhe dita kur ne mes te vitit 2007 komuna e Farkes prane Tiranes miratoi dhenien e lejeve te ndertimit per 20 pallate te reja, ne zonen prej Kopshtit Zoologjik e pergjate Liqenit Artificial, ne ate qe eshte zone e gjelber. Jane te tjera syresh, qe u bene pas tyre dhe qe e harruan historine e pare. Dhe, qe e mbuluan ate frike te ambientalisteve. Bash, nga kjo qe kemi perballe syve dhe te tjere qe do t’u vi rradha shpejt.

Ne ate vend qe shpresohej se mund te rivitalizohej apo te ndertoheshin vila, vreshta, kullota apo kushedi se çfare, dora, mendja dhe makuteria e njerezve te sotem, thjesht betonizoi. Na duhet te konkludojme pak, sepse veç pluhurit ‘dikujt’ i terheqim vemendjen. Çfare doni qe fotografoni?-i thote njerit prej nesh, qe vazhdon i patrazuar te fotografoje. Hiç, argetohem, ia ben shoku yne, qe dikur na mbushte mendjen me planet e medha, qe do kishte Demokracia. Ka plotesuar nje dege jurisprudence per arkeologjine, por nuk i gjen dot ndonje logjike juridike te gjithe kesaj. Ne dy te tjeret tallemi me episodet e nje filmi te Neorealizmit italian, ku shtepite ishin po kaq afer sa keto te betoniereve tane. Ajo, qe na bashkon, ne kete moment eshte Liqeni, vendi qe i kemi falur vite te tera stervitje. Ai eshte kthyer ne nje mjeran te piset, qe te vjen ndot t’i afrohesh.

Vetem se shkaterrimi qe po i behet Kurores s’mbaron ketu. Fshataret kane prekur ullinjte, per te cilet vertete Komuna dhe subjektet nuk kane çfare t’u bejne sepse jane prone private. “I kane regjistruar si toke are dhe kjo u jep te drejten te bejne çfare te duan me to?!”, na thote nje specialist, qe nuk do te identifikohet. Gati dy vjet e gjysme me pare, kujtojme sesi kryetari i komunes se Farkes ne nje interviste permendte me patos dhenien e 300 lejeve ndertimi. Pasketaj, te pandalura ndertimet, ato madje arriten dhe u shtrine deri ne unazen e Brendshme, rreth liqenit, vendit qe na duhej ta pershkonim gati per çdo dite.

Liqeni vete tani ngjan i pergjysmuar. Ka mbetur vetem pjesa e Parkut qe eshte ne anen veriore te Liqenit dhe ajo gjithsesi pak nga pak e ngrene. Nje shtepi ne mes te Parkut, nje mjedis tjeter ngjitur me Garden dhe te tjera qe jane, ngjiten pak nga pak nga ana qe perkon me drejtimin e Fakultetit Filologjik. eshte ngacmuar nje pjese e mire e mjedisit, eshte demtuar mushkeria e qytetit, por kujt mund t’i thuash. Dhe, ne kete kaos ku ka kohe qe politika konfuzohet, levrijne perfituesit. Makinat vazhdojne...Edhe te shtunen (nje jave me pare), me thote nje nga shoket qe ka qene dhe nje dite me pare. Kujtojme se njesoj filloi dhe me Kopshtin Botanik.

Eliminuan pak nga pak gjelberimin dhe tashme e ka radhen zona e Kopshtit Zoologjik. eshte shkaterruar rreth saj peizazhi natyror, ndersa ujerat e zeza e kane ndotur liqenin e madh dhe liqenin e Kopshtit Zoologjik. Dhe ne Selite, qe nderkohe prirja e ndertimeve po shkon drejt ngjitjes ne kodra per t’i mbuluar edhe ato me ndertime. Si justifikohet Por eshte e pamundur qe ne kete perpjekje mos te kete nje justifikim te qarte. Pak dite me pare jam ngjitur ne Linze. I pyetur nga MAPO per hartimin e ndonje Masterplani per Kuroren e Gjelber, qe lidhet me komunen e tij te Dajtit pergjigja e kryetarit K.Qefalise eshte e thjeshte: “Pavaresisht se Kuroren e ka ne administrim Pyjorja, ne si pushtet lokal kemi mbledhur kryepleqte e fshatrave dhe u kemi thene qe te mos vazhdoje te prishet Kurora e Dajtit sepse dime se kane vazhduar ta presin ...Demtimet me te medha kane qene ne Priske...

Ndersa ne vitet e fundit qe pas 2007 s’kemi pasur probleme. Kemi problem vetem me guroret qe jane perreth. Kemi bere punen tone duke u folur si pushtet me dokumentacionin dhe kemi bere ndalimet per kete gurore”. E pyes nese do kishte pushtet si do e administronte. “Ne, si staf, kemi policine e komunes qe t’i parandalojme duke e pasur nen administrim pyjorja. Por, s’kemi autoritet dhe presim qe t’i marrim ne administrim...”. Po atehere si i ke ndalur, i them. “Vetem me kryepleqte. Ndersa te Guroret kemi bere takime me pronaret e guroreve dhe me drejtorite perkatese dhe me Ministrine e Mjedisit”?!!!! Kurse per Adriatik Minon, arkitektin qe punon ne njesine e Farkes, gjithshka eshte e rregullt: “Studimi rajonal mjedisor qe eshte miratuar me vendim KRTSh-se eshte bere qe ne vitin 2006. Perfshin nje territor prej 3700 ha dhe ajo ka administrativisht edhe Vaqarrin, Farken dhe Petrelen, dhe nje pjese te Tiranes.

Kurora e Tirane eshte e ruajtur krejtesisht. Studimi rajonal mjedisor eshte i ndare ne sektore, dhe ka te perfshire Farken, Vaqarin dhe Petrelen. Dhe studimet qe jane me pas dhe qe quhen studime urbanistike pjesore, e kane respektuar ate pasi nuk behen dot studime pa pasur nje masterplan ose studim rajonal mjedisore”…Pse mbahet si model, masterplani juaj, e pyes: “eshte ne nje territor te veçante, i cili perfshin hapesira te gjera me pyje. Ka dy liqene, si ai i Farkes dhe ai i Tiranes dhe ndaj studimi qe eshte bere e ka respektuar . Ka dhe zone bujqesore apo vreshtari si ne Lunder dhe qe eshte e miratuar.

Dhe, kjo do te jete gjithmone keshtu duke e respektuar kete teren. Ndaj nuk jane lejuar te behen ndertime te larta por vetem te uleta, zona residenciale, te qeta por nga ana tjeter paralelisht kemi dhe polin e dyte komercial te Tiranes, qe eshte zona e kartodromit qe ka marre zhvillim sot dhe eshte nje qender e re sipas masterplanit. Nga ana mjedisore, masterplani eshte miratuar nga KRRTSh-ja, e cila nuk do preke Kuroren dhe do mbetet e tille. Per sa u perket projekteve direkte dhe konkrete per vitalizimin, nuk ka te tille. Por, ketu ka nje zone qe mbulohet me ullishtet (ajo administrohet nga private sepse eshte ndare tani). eshte menduar parku periferik i Farkes, i cili eshte gjigand dhe gjendet rreth liqenit dhe eshte edhe pjesa e pyllit te Mulletit…

Rendesia e ketij plani eshte se ky eshte ne kufij me Tiranen”. Ne fakt masterplani eshte i rregulluar kendshem. Ka nje zone komerciale, ka nje park qe eshte liqeni i Farkes dhe Kurora qe ruhet si e tille dhe nuk do preket. Ka dhe nje bazen te madh ujor me tre diga mbi Erzen, qe do te rivitalizoje te gjithe zonen…Po si ka mundesi qe vazhdon e germohet dhe prishet ketu ne Garunje, e pyes. Pergjigja eshte e thjeshte: “Te gjitha banesat perreth Farkes jane blloqe te uleta banimi, vila, komplekse residenciale. Jane menduar te uleta. Garunja eshte me studim . “Ajo perfshin nje territor te madh dhe ajo qe shikon eshte me nje studim rajonal dhe e projektuar si e tille nga KRRTSH-ja…Studimet urbanistike pjesore kane respektuar e risaktesuar shume problemet e vogla qe jane hasur nga studimi rajonal mjedisor”. E gjithsesi, po germohet, i them. Ketu ne Garunje....

Pasojat Kuptohet gjithçka eshte e kopsitur, nga zyrtaret. Por ne qytetin e Tiranes, hapesirat e gjelbra nga 11 m2/banore qe ishin me 1990, sot jane reduktuar deri ne 3.5 m2/person, shifer kjo qe eshte me e uleta ne rajon dhe disa here me e ulet se kriteret e KE-se per hapesirat e gjelberuara te nje qyteti evropian. Keto studime ne leter vertete nuk e perjashtojne veprimtarine bujqesore, por ne terren shikohet se veprimtaria bujqesore nuk eshte aq prezente. Pavaresisht gjerave, ullinjte s’po i shpetojne sepates, ndersa fshatari rend pa logjike ne shume raste per te shitur toke.

Nga ana tjeter, kjo hapesire e gjelber e prekur nuk mund te kontribuoje ne uljen e ndotjes se ajrit te qytetit te Tiranes, problem ky gjithashtu mbetet mjaft i nxehte per qytetin dhe qe ne muajt e nxehte eshte tejet e dukshme. Por edhe i nje ndotjeje qe eshte gjithmone shume e theksuar dhe qe po merr haraçin e vet me jete njerezish sot. “Perfshirja e kodrave te gjelbra ne jug te Tiranes si nje vazhdim i Parkut te madh dhe si nje peizazh i gjelber natyror i mbrojtur (pra i ndaluar per t’u dhene per ndertime), do ta permiresonte kete mungese te hapesirave te gjelbra per banoret e Tiranes dhe realisht do te shtonte mundesine per t’u çlodhur ne mjedise te gjelbra kodrinore ne periferi te Tiranes per me shume banore”- do te shkruhej ne nje projekt te dy viteve me pare, qe drejtohej nga ambjentalisti i njohur Xhemal Mato.

Nje projekt Kujtojme se rritja e hapesirave te gjelbra eshte nje zotim politik si i pushtetit lokal ne Tirane ashtu dhe i pushtetit qendror aktual, kane shtuar ambjentalistet e Eko sistemit ne nje projekt te tyrin me Titullin: Fushate per dhenien e nje statusi te veçante mbrojtes kodrave te gjelbra ne pjesen jugore te qytetit te Tiranes, si nje zone rekreative dhe peizazh natyror per banoret e kryeqytetit. Por asgje edhe pasketaj. Ambjentalistet kujtojne rastin e Kopshtit Botanik te Tiranes me 1993 qe ishte ne nje rrezik te ngjashem i kercenuar nga firmat e ndertimit per ta kthyer teritorin e saj ne nje truall ndertimi.

Nje vendim qeverie e shpalli ate nje zone me nje status te veçante dhe u arrit qe kjo pasuri mjedisore shkencore te shpetoje dhe te zhvillohet , paçka se perreth tij sot eshte mbushur me ndertime te lejuara nga Komuna e Farkes dhe Selites?!! Atekohe, projekti synonte te arrinte pikerisht kete qellim. Te sensibilizonte vendimmarresit, politikanet dhe mbare publikun qe Kodrat e gjelbra ne sfond te Tiranes jane nje pasuri natyrore qe rrethojne qytetin, qe eshte nje peizazh i gjelber i qytetit dhe nje potencial i shkelqyer per t’u kthyer ne park rekreativ per banoret, e te ruheshin kodrat, te ndergjegjesohej publiku dhe te reduktohej ndotja e ajrit.

Per kete i eshte bere thirrje edhe dy ministrive perkatese ne ate kohe MMPAU dhe MPL per ruajtjen e ketij mjedisi te gjelber dhe dhenien e nje statusi mbrojtes per kodrat ne jug te qytetit te Tiranes, si edhe grupit parlamentar te Ligjeve dhe te Mjedisit per te propozuar nje ligj te ri per mbrojtjen e kodrave te gjelbra si zone rekreative apo peizazh natyror i qytetit te Tiranes. Epilogu do te ishte: “ Duke studiuar statusin ligjor dhe strategjine e zhvillimit urban te Periferise se Tiranes dhe rrethinave te saj ,(Komunes se Farkes) do te synohet qe ne fund te projektit te dilet me nje urdherese apo ligj qe i jep kesaj zone statusin e nje zone te gjelber apo nje peizazhi publik te mbrojtur, gje qe do t’i beje te mbrojtura ndaj ndertimeve urbane. Sa ben.

Burimet natyrore qe e mbajne kete qytet po kufizohen dhe mbi te gjitha toka perveç se po zihet edhe po keqtrajtohet. Farka, Dajti dhe kudo po demtohen dukshem. Ne nje interviste te bere pak kohe me pare te MAPO, specialisti i erozioneve V. Kovaçi, do shtonte dhe problemin teknik se “Jane mijera e mijera hektare toke qe po rreshqasin dhe mijera te tjera, qe jane gati ose parashikohen nga specialistet, qe do te pesojne te njejtin fat prej erozionit”. Shtepi, pyje dhe fusha te tera po degradohen para syve te te gjitheve. Fshataret dhe qytetaret, qe po e pesojne prej dhunimit te natyres, kane mbushur kronikat televizive duke u qare dhe duke kerkuar ndihme. Por, askush nuk i degjon, sepse e ka te pamundur t’i ndihmoje.

Natyra po hakmerret paq me ate qe i ka bere homo Albanicus pergjate viteve. “Mbi 150.000 hektare toke sot jane te kercenuara prej politikave te gabuara te se shkuares”- thote specialisti, qe nderkohe rendit dhe toka, ashtu si vende te tera qe jane te vendosura dhe ndertuara gabim. Gati ne te gjithe territorin e Shqiperise ka nderhyrje te pa kontrolluara ne germimet per sheshe ndertimi dhe per pasoje edhe per menaxhimin e rrjedhave ujore siperfaqesore”. I gjithe problemi duket se fillon ne piken ku demi qe i shkaktohet vendit, tejkalon shume perfitimin momental politik te nje qeverie. Por qeverite, si kjo e sotmja dhe e djeshmja jane ekologjikisht te pandjeshme. Kurse çeshtja e ryshfeteve eshte lehtesisht e imagjinueshme, veshtiresisht e provueshme dhe pamundesisht e denueshme ne nje vend, ku ndjeshmeria mjedisore e publikut eshte shume e ulet...dhe nje gje e tille po ndodh dhe ketu, do te shprehej me mllef nje publicist shqiptar pak kohe me pare. Nuk kemi ç’te themi me shume se kaq....

Ndaj, ndodh qe pjesa tjeter e kurores se dikurshme te Tiranes eshte pushtuar nga ndertimet informale, duke lene nje hapesire te gjelber shume here me te vogel se kriteret e Bashkimit Europian per hapesirat e gjelberuara urbane. Ani, ne Garunje e kudo gjetke neper Kuroren e Tiranes, vazhdon e punohet, sikur te mos ekzistoje me asgje. ... Ne oret e dites, kete katrahure e shikon te qarte kur kurora eshte e lenduar rende prej ndertimeve kuturú... Arat, qipshtet dhe pemishtet jane te punuese fare mire dhe keto te fundit jane rrethue me gjerdhe; njerezit jane veshe paster dhe mire.. Gjaja e gjalle easht e mbajtun mire dhe ne shume katunde ka shtepi me dy kate prehj dryni, te cilat perbrenda jane shume te pastra, do shkruaje Han, nje kujtim te hershem te Tiranes Ne nuk kemi çfare te themi vetem lusim qe diku te gjendet pak vullnet. Pa vullnet politik asgje nuk mund te behet ne kete vend, ndersa makinat vene e vazhdojne te ndotin pafund ketu pas Liqenit artificial. Per ne ish-notaret kjo s’ka kuptim. Per ne mbetet te themi: Na ish njehere Tirana me kuroren e saj te gjelber. Jo si kjo ketu, ne Garunje, Farke, apo si e ka emrin kjo qe po prishet pafund. Pak i vjeter, gjithsesi ky problem.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama