18-vjeçarja Arta Kamberi, Miss Kosova u nderua gjatë këtij spektakli me çmimin “Miss Cosmopolitan”, ndërkohë Miss Nigeria, Misel Uku, është vlerësuar me çmimin “Miss Intercontinental”, Miss Republika Çeke Sarka Cojocarova, me çmimin “Miss Dream of the World”, Miss Maqedonia, Maja Petrushevska, me çmimin “Miss Bikini”, Miss Armenia Inessa Tadevosyan, me çmimet “Miss Talenti” dhe “Miss Disco Queen”. Teksa e pyet për konkurrimin e saj në “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”, Abazi shprehet tashmë është e pakrahasueshme të konkurrosh në “Miss Shqipëria” dhe në “Miss Globe”, emocionet janë të ndryshme, çmimet por tek të dyja merr sadisfaksion të veçantë.
Edicioni i pestë i “Miss Globe International” që organizohet në Shqipëri, përfshiu në garë 40 vajza të ardhura nga vende të ndryshme të botës, të cilat sfiluan dhe i dhanë jetë spektaklit të së dielës. Ky aktivitet u prezantua nga Miss Albania 1995, Hygerta Sako e shoqëruar nga Peter Bross, nën regjinë e Petri Bozos. Gjatë turit nëpër Shqipëri u zhvilluan 3 minikonkurse, si “Miss Bikini”, që u fitua nga përfaqësuesja e Maqedonisë, “Miss Talenti” dhe “Miss Disco Queen” që u fituan nga përfaqësuesja e Armenisë.
Gazeta: Panorama