Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, njihet për qëndrimin e fortë nacionalist në Kosovë. Herë pas here, partia e tij dhe vetë ai shfaqin mospajtime edhe me Kryeministrin Rama.
Mirëpo dje, gjatë vizitës së Ramës në Prishtinë, ata janë fiksuar duke përqafuar, raporton Express. Disa përfaqësues të Vetëvendosjes kanë qenë prezentë në debtatin e organizuar nga Rama me shoqërinë civile, ku Kryeministri shqiptar ka përgëzuar rolin e V-së në dialogun politik në Kosovë.
Më vonë, Kurti, i njohur për diskursin poltiik nacionalist, ka pasur një takim të ngrohtë me kreun e qeverisë shqiptare. Ndërsa Edi Rama e mori pa të drejtë këtë epitet gjatë incidentit diplomatik kur vizitoi Beogradin, më 10 nëntor.