Kurtua-Vilmots lufte e hapur te Belgjika pas eliminimit

Kurtua-Vilmots, luftë e hapur te Belgjika pas eliminimit

Portieri i Belgjikës, Tibo Kurtua, ka lënë të kuptohet se është pro largimit të trajnerit Mark Vilmots, edhe pse ky i fundit ka bërë të qartë se për momentin nuk e mendonte një gjë të tillë.

kurtua vilmots

I pyetur rreth kësaj çështjeje pas humbjes ndaj Uellsit, Kurtua tregoi qëndrimin e tij,. "Ky ishte një rast që ndoshta nuk do të na shfaqet më në karrierën tonë. Unë ia dhashë opinionin tim në dhomat e zhveshjeve. Ai duhet të marrë vetë një vendim", deklaroi portieri.

Ndërkaq, Vilmots theksoi gjatë konferencës për shtyp se nuk do të ngutej për të marrë një vendim të nxituar. "Kam thënë se çdo vendim do ta merrja pas Europianit, nuk do ta marr një vendim të tillë menjëherë pas ndeshjes. Tani ka shumë adrenalinë".

Megjithatë, është e qartë për të gjithë se lojtarët nuk besojnë më te taktikat që zgjedh trajneri dhe kjo kuptohej më së miri nga fjalët e Kurtua.

"Pas ndeshjes unë thashë atë që mendoja se duhej thënë. Duhet të tregohemi inteligjentë. Jemi të rinj dhe do të kalojmë shumë kohë së bashku. Por është një zhgënjim, pasi ne kishim një mundësi të artë të shkonim në finale", tha portieri.

"Kjo mënyrë loje ishte e njëjtë edhe me Italinë dhe ne humbëm 2-0. Ky është zhgënjimi më i madh i karrierës sime dhe po ju kujtoj që kam luajtur në finalen e Ligës së Kampioneve", deklaroi Kurtua pas ndeshjes.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama