Kush ishin deshmoret qe u varen ne litar nga forcat pushtuese ne vitet 1939-1944

Kush ishin deshmoret qe u varen ne litar nga forcat pushtuese ne vitet 1939-1944
Shqiperia ka qene nje nga vendet qe pati shume viktima ne njerez gjate Luftes se Dyte Boterore, kjo pasi shqiptaret nuk i'u nenshtruan pushtuesve, por iu kundervune atyre me te gjitha mjetet. Shume njerez u vrane u pushkatuan dhe u varen nga pushtuesit, vetem pse deshen lirine. Nga 28 mije deshmore qe kane rene per çlirimin e vendit, 39 jane ekzekutuar nga pushtuesit me varje. I pari qe eshte ekzekutuar me varje ka qene nje i ri nga Devolli, Dajlan Zhupani. Ai u var me 8 prill te vitit 1941, ne Durres, nje dite pas pushtimit te Shqiperise nga Italia, vetem pse refuzoi te shkarkonte mallrat nga anijet luftarake italiane qe kishin zbarkuar ne port. Gazeta "Tirana Observer" boton listen e plote te 39 te varurve, shumica e te cileve u shpallen Heronj te Popullit, si dhe fjalet e tyre te fundit gjate momentit te ekzekutimit.

Kush jane ata qe u varen ne litar nga forcat pushtuese ne vitet 1939-1944.

Vasil Laçi, 1923-1941, Hero i Popullit.

Ne çastin e varjes, xhelati e pyeti se perse bere atentat kunder perandorit? Vasili u shpreh: "e bera me vetedije per Shqiperine". Vasili iu nenshtrua torturave te renda. ne 26 maj ai u denua nga gjyqi ushtarak me vdekje. Ne çastin e varjes, kur e pyeten per fjalen e fundit, Vasil Laçi u kerkoi nje kreher per te krehur floket. Dhe ashtu krenar, i patundur, para se te binte ne litar, thirri: "Poshte fashizmi! Rrofte Shqiperia e lire"!

Perlat Rexhepi, 1919-1942, Heroi i Popullit.

Para vdekjes ka thene: "Populli do te armatoset e do t'i hedh ne det pipinot, siç i hodhen baballaret tane ne 1920 ne luften e Vlores." Ky eshte nje nga 3 Heronjte e Shkodres ku akti i tyre trimeror veçohet si nje nga majat e heroizmit, sepse te rrethuar pa asnje shprese dalje nga rrethimi dhe pa shprese se do te mbeten gjalle, ndezin luften. eshte nje maje heroizmi, sepse u ndeshen ne forca te pa barabarta ne numer. Ata vetem tre, armiqte disa qindra. Keta tre heronj u shfaqen para pushtueseve si nje trup e shpirt i vetem. Te vendosur per t'u veteflijuar, por te bindur se ne themel te lirise kerkohej te derdhej dhe gjaku i tyre. Heroizmi i Perlat Rexhepit i dha nje shtytje te metejshme trimerise dhe heroizmave te luftetareve partizane, qendresa e tij u shnderrua ne kushtrim qe rrezatohej ne te gjithe Shqiperine, sepse ai e beri vdekjen te paperfillshme. U veteflijua i bindur se duhej te vet flijohej.

Bule Naipi, 1920-1944, Heroine e Popullit

Me 17 korrik 1944 fashistet gjermane varen dy nga vajzat me trime shqiptare. Bulen e burgosen ne kalane e Gjirokastres, ku qendroi e paperkulur. Ne nje takim qe pati me nenen e saj para se ta ekzekutonin, i tha: "E dashur nene! Sot bija jote u denua me vdekje nga kriminelet ballisto-gjermane. Po te le lamtumiren e fundit, ma bej hallall gjirin qe me ke dhene. Ne mesnate, litari do te kepuse fillin e jetes sime. Qendro e forte! Duaje dhe mbroje fort çdo vajze shqiptare, ashtu siç me doje dhe mua. Dita e çlirimit eshte e afert. Partizanet do ta ma marrin hakun. Fitorja eshte e jona”.

Persefoni Kokedhima, 1924-1944, Heroine e Popullit.

Ajo ne momentin e varjes deklaroi se nuk pranoi falje nga armiqte.

Jordan Misja, 1913-1942, Heroi i Popullit.

Ai eshte gjithashtu nje nga tre Heronjte e Shkodres. Ne perballjen me armikun me forca jo te barabarta ai e çoi veten ne vetelijim. Shtepia e tij ishte pike sulmi e pushtuesve. kur Perlati e Brankoja u vrane dhe shtepia mori flake, Jordani permes tymit u hodh te pusi qe t'i shuheshin flaket. Aty forcat fashiste e kapen dhe e varen ne mes te qytetit te Shkodres. Para sulmit te shtepise ka thene: "Zoti Gasper! I thuaj kavalierit dhe atij spiunit, çuni i Hajdarit, se komunistet vetem njehere flasin e, po qe se i ka marr malli me na i ndie zanin, te urdherojne t'i afrohen shtepise".

Branko Kadia, 1921-1942, Hero i Popullit.

Ne momentet para vdekjes ka thene "Po flet Branko Kadia, tym le te flaket shtepia, se na i dalim zot, ta marre vesh Shqiperia se luftuam ne sot". Branko Kadia ashtu si shoket e tij, Perlati e Jordani trupat e tyre te pa jete i varen ne mes te qytetit. Kuptohet per panik.
Vaso Kadia, 1916-1942, Heroi i Popullit.

Ne fjalet e fundit te tij, para varjes ne litar, ishin: "Okupatorit fashist nuk do t'i japim ushtare, por plumbin ballit".

Hamit Shijaku, 1918-1942, Hero i Popullit.

Ka marre pjese ne disa aksione dhe demonstrata kunder pushtuesve. Per here ishte ne veprim. Ne 21 shkurt 1942 kapet ne befasi dhe disa dite me vone ne 2 mars, pas torturave çnjerezore, varet naten ne burgun e Tiranes. Fjalet e vetme perpara varjes ishin "Ju jeni xhelat dhe xhelatet se kane jeten e gjate. Populli do te ngrihet,sepse tani ai ka udheheqjen e tij dhe do t'iu derrmoje."

Shyqyri Ishmi, 1922-1942, Hero i Popullit.

Ai mori pjese ne njesitet guerile te Tiranes dhe kreu me sukses disa aksione, fale guximit te tij ai krye detyra te veçanta. Ai u kap nga fashistet dhe ne 22 tetor 1942 u denua me varje. Shyqyriu u var ne Pazarin e Madh te Tiranes. Fjalet e tij te fundit ishin: "Rinia shqiptare i ngjan barit te livadhit qe, i kositur, behet me i gjallerueshem, nje bie nje ngrihet. Poshte fashizmi"! Akti barabar i varjes se Shyqyriut e ndezi edhe me shume urrejtjen e popullit per pushtuesin.

Emin Duraku, 1920-1942, Hero i Popullit.

Ai perpara varjes, deklaroi: "Edhe nje mije vjet te me mbanit ne burgjet fashiste, une nuk heq dore nga idete e mia komuniste.

Fuat Babani, 1918-1943, Hero i Popullit.

Ai ishte nje nga te paret partizane te Devollit. U be komandant i te pares çete partizane, çete qe kreu shume aksione dhe ngriti Devollin ne kembe, duke mbushur radhet e brigadave me partizane e partizane devollinj. Ai ra deshmor ne 7 mars te vitit 1943, ne fshatin Hoçisht, dhe fjalet e tij te fundit ishin: " Edhe pse pushtuesi eshte me i madh dhe me i armatosur, populli eshte me i forte dhe do ta rifitoje lirine"! Trupin e tij te pa jete fashistet e varen.

Sabahudin Gabrani, 1923-1943, Hero i Popullit.

Ai, pasi u kap nga forcat fashiste, u denua me vdekje. Fjalet e tij te fundit ishin: "Mos u trembni ne aksione, se dhe ketu ne Ministrine e Kultures, ku punojme, po na zbuluan, ne do ta kthejme ne nje kala komuniste."

Kristaq Tutulani, 1919-1943, Hero i Popullit.

Ai ra deshmor ne 6 korrik 1943 ne Gose te Kavajes se bashku me motren tij, Margariten. Ne ditarin tij ai ka lene kujtimet: "S'ka nder me te madh per nje njeri se sa te jete anetar i Partise Komuniste, te marresh emrin partizani luftes per liri". Trupin e tij pasi e pushkatuan e varen.

Margarita Tutulani, 1924-1943, Heroine e Popullit.

Ajo qe moshe fare te njome e gjen veten ne krye te demonstratave te Tiranes. Ajo shquhet ne mobilizimin e rinise dhe grave ne Luften çlirimtare. Ajo pushkatohet se bashku me te vellain ne 6 korrik 1943 ne Gose te Kavajes. Ne ditarin e saj shenohet. "Atdhe! Sa e embel, e bukur, tingelluese eshte kjo fjale, por qe te kesh nje atdhe duhet qe te jesh i lire. Ne lirine na i ka grabitur fashizmi. Populli ate do ta fitoj me gjak. Poshte fashizmi!"

Kiço Greço, Hero i Popullit.

Ai perpara litarit, ne gusht te vitit 1942, deklaroi me ballin larte: "Ua dogjem zyren fashisteve ne Korçe, sepse fashizmi eshte me i keq se sa nje epidemi kolere". Keto ishin fjalet e fundit te Kiços, dhe pastaj vjen varja ne litar.

Andrea Vrusho, 1927-1943.

Ai ne momentin e varjes ne litar, deklaroi: "Fashiste! Nuk i trembem vdekjes ne litar, sepse luftoj per lirine e vendit tim.

Shyqyri Kambo, 1920-1943.

Ne çastin e varjes deklaroi: "S'ka force qe i ndalon devollinjte per te mos luftuar kunder fashisteve."

Raqi Grabocka, 1920-1943.

Ai u var ne litar se bashku me Shyqyriun dhe pak a shume edhe ai deklaroi: "Poshte fashizmi! Shqiperia do te çlirohet"!

Isuf Gjata, 1891-1944.

Ishte me profesion pedagog. Ne momentin e varjes tha: "Ai qe e flijon jeten per atdheun, nuk e perfill plumbin dhe as litarin".

Shyqyri Alimerko, 1923-1943, Hero i Popullit.

Ai para se te varej ne litar, me sy te çelur tha: "Per mua sot eshte dita me e lumtur, sepse flijohem per popullin tim".

Manush Alimani 1924-1944. Hero i Popullit.

Para se te varej u dergon nje leter shokeve ku midis te tjerave u thoshte: "Qendrimi para vdekjes do te jete: "Rrofte Lufta Nacionalçlirimtare. Ju vijoni punen me kujdes dhe pergatituni per hakmarrje popullore"!

Dajlan Zhupani, 1892-1939.

Nga fshati Hoçisht i Devollit. Ishte kryepunetor ne portin e Durresit. Me 7 prill 1939, kur forcat fashiste munden te zbarkonin atje, Dajlani nuk pranoi t'u bindej fashisteve qe te shkarkonin punetoret mallrat e tyre. Ata e arrestuan, e torturuan, por ai pabindur nuk ju nenshtrua urdhrave te tyre. Me 8 prill 1939 e varen ne hapesiren e portit.

Demir Progri, 1922-1943.

"Te sulmojme burgun. Nuk duhet ushqyer iluzion per drejtesine fashiste". Me 7 mars 1943 u vra ne lufte me fashistet ne Hoçisht te Devollit. Trupin e tij te pa jete e varen ne litar.

Abdulla Progri, 1922-1943.

Me 7 mars po ne Hoçisht u vra dhe trupin e tij te pajete e varen ne litar per ta ekspozuar.

Teki Hanaj 1913-1943.

U burgos ne kampin e perqendrimit ne Porto-Romano, dhe pas pak ditesh se bashku me tre bashkefshataret e tij i çuan ne burgun e Tiranes. Pas gjyqit u vendos te vareshin ne litar. Tekiu para varjes ne fjalen e fundit tha: " Rrofte djaleria shqiptare! Poshte fashizmi, nuk jam fajtor". Ketu u mbyll dhe jeta e ketij djali trim te luftes antifashiste.

Rexhep Shakaj, 1922-1943.

Edhe Rexhepi varet ne burgun e Tiranes. Kur iu kerkua fjala e fundit, ai ngre koken lart e tund qe t'i largohen floket nga balli, dhe therret me tere forcen qe mund te ruante ne ato momente: Jam i pafajshem! Poshte fashizmi, Rrofte Shqiperia! Rrofshin patriotet shqiptare!

Sadik Brahimaj, 1897-1943.

Ja fjalet e tij te fundit me litarin ne gryke: "Poshte fashizmi, nuk kam frike prej vdekjes, jam vlonjat! Rrofte Shqiperia! Nuk jam fajtor! Poshte Italia"!

Isa Veselaj, 1925-1943.

Ai ne momentin e fundit qe do te varej ne litar, nuk pranoi te fliste asnje fjale, me justifikimin se i kishte thene te gjitha ne gjyq. Isai e mbylli jeten me lavdi ne nje moshe fare te re. Ai nuk pranoi te vihej ne sherbim te fashizmit dhe te tradhtonte popullin e tij. te kater keta heronj nga Vajza e Vlores ne nje ze nuk pranuan qe te bashkepunonin me fashistet dhe te faleshin nga denimi. Ata, te katert, shkuan ne litar ashtu siç shkuan "bilbilenjte" ne Janine, dhe keshtu njerezit heronj perserisin njeri-tjetrin ne kohe te ndryshme.

Me 6 korrik 1943, ne fshatin Barmash te Ersekes gjashte burra i varen ne litar dhe 101 i pushkatuan. Me 8 prill 1939, fashistet italian ne Sarande varen ne litar toger Nafiz Babanin dhe dy ushtare te tjere, te cilet ishin kunderpergjigjur armikut deri ne ato momente me trimeri te rralle.

Kush ishte Bule Naipi

Bule Naipi lindi ne vitin ne 1922, ne Gjirokaster. Ajo ishte anetare e Rinise Komuniste se bashku me Qemal Stafen. Qe ne fillim te femijerise se saj u perball me veshtiresi te medha. I ati i saj largohet per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe le vetem Bulen dhe te vellain, Sadon. Te dy femijet e familjes Naipi dalin partizane, duke dhene kontribut te madh ne largimin e pushtuesit nazist nga Shqiperia. Buleja pasi tregon trimeri te pashoq ne Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare, perfundoi ne duart e armikut, i cili e vari ne daten 17 korrik te vitit 1944 ne sheshin “Çerçiz Topulli”. Heroina edhe ne momentet e fundit, e palekundur perpara armikut tregoi nje virtyt te larte te vajzave shqiptare, edhe pse ishte vetem 22 vjeç ne ate kohe. Me shembullin e Bule Naipit dhe shoqes se saj Persefoni Kokedhima iu tregua okupatorit se shqiptaret bejne nje lufte te drejte dhe te pabarabarte, dhe se me çdo kusht kjo lufte do te fitohet.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama