Adriatik Tota, 17-vjeçari i mbetur i vrarë me dy plumba ishte nxënës i shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit. Sipas informacioneve të para që vijnë nga policia, dyshohet se Tota ka pasur një sherr me një nxënës të shkollës së tij, që studionte në vitin e parë. Mendohet se është shkaku që ka çuar Ermir Varakun drejtë vrasjes së bashkëmoshatarit të tij në ambientet e shkollës.
Tota ishte nxënës në vitin e dytë në shkollën profesionale “Beqir Çela”, me origjinë nga Kukësi dhe banues në zonën e Sukthit. I riu ishte djalë i vetëm dhe ka tre motra. Tota, nga fotot e publikuara prej tij në rrjetet sociale duket një dashamirës i muzikës hip-hop. Madje ai ka publikuar edhe këngë në YouTube.